Kina i fal borxhin Sudanit dhe i dhuron 75 milionë dollarë

Kina i ka falur borxhin Sudanit në vlerë prej 24 milionë dollarë, ndërsa më pas i dhuroi ndihmë financiare prej 75 milionë dollarë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Zhang Ming, në Hartum u takua me ministrin sudanez të Punëve të Jashtme, Ibrahim Gandur, ku u mbajt konferencë e përbashkët për mediat.

Ministri sudanez Gandur tha se Pekini është partner dhe mbështet Hartumin lidhur me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe çështjet për rajonin e Darfurit. Ai po ashtu theksoi se sot janë nënshkruar edhe disa marrëveshje për bashkëpunim mes dy vendeve.

Zëvendësministri kinez Zhang theksoi se Kina i ka siguruar Sudanit ndihmë prej 75 milionë dollarë, dhe i fali borxhin e mëparshëm Sudanit ndaj vendit të tij prej 24 milionë dollarëve.

Zhang theksoi se Sudani është një vend i pasur me ujë dhe ka truall të frytshëm, duke theksuar se Kina dëshiron të investojë në bujqësinë e këtij vendi, duke përdorur teknologji bashkëkohore./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne