Kina vendos presidentin Xi në piedestal të njëjtë me Mao Ce Dunin

Komunistët kinëzë kanë vendosur në një piedestal të lartë të martën, filozofinë politike të presidentit aktual Xi Jinping, duke e barazuar me atë të Mao Ce Dunin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pikëpamjet e presidentit Xi mbi “Socializmin me karakteristika kineze” për një epokë të re, do të jenë udhërrëfyes i Partisë Komuniste, ishte vendimi i kongresit kombëtar.

Paraprakisht, vetëm Mao dhe Deng Xiaoping kanë pasur privilegjin që filozofitë e tyre politike ta inkorporojnë në kushtetutën e partisë, me çka ky veprim i siguron presidentit Xi pozitën më të pushtetshme në parti.

“Rezoluta e miratiuar nga Partia Komuniste e Kinës, përshkruan presidentin Xi si një “komponentë të rëndësishme të terorisë për socializmin me karakteristika kineze, dhe një udhërrëfyes për veprim të anëtarëve dhe popullin kinez në përgjithësi”, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

“Projekti mbresëlënës siguroi një metodë për sigurimin e një fitore vendimtare në ndërtimin e një shoqërie të moderuar dhe të begattë”, thotë rezoluta partiake.

Votimi unanim nga 2.336 delegatë gjatë seancës mbyllëse të kongresit në Pekin, e vuri presidentin Xi në shoqëri të njëjtë me Maon, themeluesi i Kinës komuniste dhe Dengun, liberalizimi ekonomik i të cilit e vendosi Kinën në rrugën e saj aktuale./ aa

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne