Kina: Veprimet e gabuara të SHBA shkatërruan besimin e ndërsjelltë

Një zyrtar ushtarak kinez në takim me kryetarin e shtabit të përbashkët të forcave të armatosura amerikane, veprimet e gabuara të Uashingtonit në disa fusha u bënë shkak për humbjen e besimin të ndërsjellë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Fan Changlong, kryetar i Komisionit qendror të ushtrisë kineze në takim me gjeneral Josef Dunford, kryetar i shtabit të përbashkët të forcave të armatosura të SHBA , ka njoftuar se veprimet e “gabuara” të Amerikës në lidhje me Tajvanin, patrullimet detare në Detin e Kinës Jugore si dhe vendosja e sistemeve antiraketore të avancuara në Korenë e Jugut, kanë ndikuar negativisht në besimin e ndërsjellë midis dy vendeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne