Koalicion me LSI-në? Rama: Në asnje mënyrë, janë të degraduar! Ne bëjmë aleancë me popullin…

Kryeministri Rama, zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku tha se PS në asnjë mënyrë nuk do të kërkojë një koalicion me LSI-në, në zgjedhjet e ardhshme.

Rama tha se nuk ka nevojë për LSI-së, pasi kjo është “forcë politike e degraduar” dhe se do të bëjë aleancë me popullin.

“Nuk shoh asnjë mundësi për një rikthim në koalicion me partinë e Presidentit.
Degradimi i asaj force politike dhe detyrimet tona programe, bindja jonë se për ne është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin, na e bëjnë pa interes këtë temë diskutimi, për një koalicion. Nuk kemi asnjë arsye të mendojmë në këtë drejtim, e përjashtoj“, tha Rama.

Në fakt partia LSI, sipas deklaratave të kryetares së saj, është aktualisht në një koalicion me Partinë Demokratike dhe parti të tjera opozitare.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne