Koalicioni qeverisës në Kosovë? Isa Mustafa takon Ramush Haradinajn

Duket se vetëm mandatari i lëshuar nga Thaçi e vonon LDK-në të formojë qeverinë e re të Kosovës.

Sot Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj janë takuar në një hotel të Prishtinës ku po diskutojnë për çështje politike.

Ndërkohë LDK ka pranuar me shumicë votash në Këshillin e Përgjithshëm një koalicion me AAK, Nisma Socialdemokrate dhe komunitetet. Mbetet në dorën e këtyre të fundit të vendosin nëse duan të jenë pjesë e qeverisë së re apo jo?

PDK nga ana tjetër ka mohuar të bëjë koalicion as me LVV dhe as me LDK. Nga ana tjetër Vetëvendosja shpreson mos bëhet asnjë koalicion por të shkohet në zgjedhje./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne