Komisioni Europian nuk i toleron kërcënimet ndaj ambasadores Vlahutin

Komisioni Evropian ka reaguar pas kërcënimeve të bëra në adresë të ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Dy ditë më parë gazetari Kastriot Myftaraj në një shkrim bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së, kroates Vlahutin, duke e etiketuar atë edhe si “Kurva e Pantovçakut”, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni Evropian në një reagim deklaroi se nuk do të tolerojë kërcënime për të frikësuar drejtuesen e BE-së në Shqipëri dhe stafin e delegacionit.

Gazetari Kastriot Myftaraj u arrestua më herët nga policia dhe më pas u lirua pasi bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne