Edicioni i 9-të i Konferencës “Mrekullia Shkencore e Kur’anit” u organizua më 13 mars 2017 në Universitetin Mansoura të Egjiptit.
Sipas Youm7.com, Shoqata Botërore Shkencore ‘Mrekullia e Kur’anit të Shenjtë dhe Sunetit’ bashkëpunuan në mbajtjen e konferencës nën mbikëqyrjen e Abdullah Al-Muslih, sekretar i përgjithshëm i shoqatës.
Konferenca Shkencore u hap me një ceremoni në Spitalin e Fëmijëve të universitetit me praninë e Muhamed Kenawy, Rektor i Universitetit.
Programi i kryesuar nga Muxhahid Abulmaxhd, nga Fakulteti i Mjekësisë, i cili vlerësoi arritjet e mëdha të universitetit në fusha të ndryshme.
Ai tha se Universiteti Mansoura është bërë një referencë e rëndësishme e shkencave të mjekësisë në Egjipt.
Duke pasur parasysh se Mrekullia Shkencore e Kur’anit sqaron konceptet e Islamit dhe tregon një imazh të vërtetë të Fesë Hyjnore, është e rëndësishme që ngjarja akademike të mbulohet siç duhet nga mediat, shtoi ai.
Burimi : IQNA News/ ML