Konkurrencë e pandershme me gazin rus në Europë

Komente mbi çështjet kyçe që ndikojnë në rajonin e Ballkanit  bëri ambasadori rus në Greqi, Andrei Maslov, në një intervistë për mediar greke.

Duke përcjellë pikëpamjet e Kremlinit, Maslov foli për idenë e “Shqipërisë së Madhe”, nje tezë që sipas tij  minon besimin në Ballkan. Ai shtoi se “për fat të keq, vendet perëndimore vazhdojnë të pretendojnë me naivitet sikur nuk e kuptojnë” këtë realitet.

Ai akuzoi SHBA-të për konkurrencë të padrejtë në lidhje me gazsjellësin “Turkish Stream” dhe vonesën në përcaktimin e gjurmës europiane të projektit. “E gjitha varet nga BE-ja, në qoftë se ata janë të interesuar të marrin vendimet e tyre”,- tha Maslov duke shtuar se pretendimet për pavarësinë e Evropës nga gazi rus nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje për konkurrencë të pandershme nga SHBA. Ata po bëjnë presion mbi vendet e BE  për t’i  detyruar të blejnë gaz natyror më të shtrenjtë”.

“Furnizimet e gazit rus në Evropë po rriten, sepse çmimi i tij është i favorshëm. Në 2018, importet greke të gazit rus u rritën me më shumë se 12%. Në përgjithësi, ne mbuluam nevojat e Greqisë me më shumë se 65% “- tha ai duke iu referuar Greqisë./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne