Shqiperia

Koronavirusi prek dhe Lezhën, infektohet infermierja 54-vjeçare, izolohen kolegët

Lezha i shtohet hartës së të prekurve me COVID-19, “News 24” raporton se rasti pritet të bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme.

Pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54 vjeçare, e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.

E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infektimin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.

54 vjeçarja është dërguar mbrëmë tek infektivi në tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së sajë të vendoset nëse do të qëndrojë tek spitali për terapi intensive ose do vetë karantinohet në shtëpi./tpz

OPINIONE