Koronavirusi prek ushtrinë serbe, e konfirmon Presidenti: Një numër i madh i njerëzve janë infektuar

Serbia është një ndër vendet më të prekura në rajon nga koronavirusi.

Në kuadër të masave ndaj pandemisë Serbia në fundjavë është tërësisht në izolim pasi është futur në fuqi vendimi që nuk mund të dilet nga shtëpitë. Ekspertët thonë se gjendja e re e krijuar kërkon që njerëzit të mos kenë gati fare kontakte me njëri-tjetrin derisa të kalojë kjo valë që ka përfshirë vendin.

Vatra më e re e infeksioneve është paraqitur në qytetit e Novi Pazarit në afërsi me Kosovën, pasi në këtë qytet janë paraqitur dhjetëra raste të reja, dhe mjekët druajnë pasi disa prej tyre kanë patur edhe vizita nga shumë të afërm.

Ajo që vihet re është koronavirusi është shfaqur në mesin e ushtrisë serbe. Ata janë munduar të ndihmojnë, por shumë prej tyre gjatë aktiviteteve janë infektuar dhe konfirmuar me COVID-19. Shifrat tani tregojnë për 7 viktima që në total janë 51 dhe 284 raste të reja me numër total 1908.

Gjendja pritet të përkeqësohet edhe më shumë dhe parashikimet nuk janë aq pozitive. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka thënë se nata e shkuar ka qenë shumë e rëndë për shtetin serb. Ai është shfaqur i shqetësuar.

“Një garnizon i tërë dhe një numër i madh i njerëzve janë infektuar. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë”.tha ai./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne