Kosovë/ Albin Kurti kërkon seancë për votimin e Qeverisë

Me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të premten do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamentare ku do të votohet qeveria e re. Ky zhvillim pritet të ndodhë pa një marrëveshje VV -LDK.

Në njoftimin e nisur për media nga Kuvendi i Kosovës, u bë e ditur se kjo u bë me kërkesë të kreut të LV-së, Albin Kurtit.

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Mbledhja e kryesisë do të mbahet të premten në ora 09:00./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne