Kulti Rajavi prodhon spiunë iranianë me shumicë në Shqipëri

Për të sajtën herë ish terroristët iranianë të Organizatës MEK (Kampi në Manëz) e zbavitën lexuesin shqiptar me spiunin iranian të rradhës. Bëhet fjalë për z. Bijan Pooladrag rreth 45 vjec. Ky terroristi taze i rregjimit të Teheranit, që na serviri Kulti Rajavi, është pak i ndryshëm nga një dyzinë e kusur “spiunësh” apo edhe “terroristësh” iranianë, që ka shpikur deri tani kulti në fjalë

Deri tani përgjithsisht segmentet kuislinge të policisë shqiptare lexonin përgjithsisht me pak gabime tekstin e përgatitur nga MEK, ku jepeshin emra personash të etiketuar si spiunë iranianë në Shqipëri dhe spektakli mbyllej me kaq. Nuk kishte asnjë spiun të vrarë, të plagosur, të arrestuar, tëndaluar. Nuk kishte asnjë material apo provë spiunazhi të kapur nga policia shqiptare. Thjesht policia shqiptare sidomos drejtoria e antiterrorrit përdoreshin në funksion të propagandës së Kultit Rajavi për t’i treguar botës sesa të rrezikuar ishin këta “heronj” të lirisë prej veprimtarisë së spiunëve dhe terroristëve të Teheranit.


Në rastin e z. Bijan Pooladrag është vështirë të thuash, nëse kemi të bëjmë me një farsë, me një “false flag operation”, me një sukses real të policsë shqiptare apo me cfarë. Gjatë kontrollit të banesës së Z. Bijan u kapën karta SIM, pajisje special kompjuterike etj etj. Mund të hamendësohet, që i arrestuari të jetë marrë me veprimtari të kundërligjshme, por me nenet, që e akuzon policia nuk del kund që z. Pooladrag të jetë marrë me veprimtari spiunazhi.

Ky arrestim dhe akuza publike e MEK, që policia shqiptare arrestoi spiunin e rradhës të Rregjimit të Mullahëve, e shndërron të gjithë meselenë në një hibrid, ku kombinohet farsa me operacione të zeza të shërbimeve sekrete të tipit “false flag operation”. Në deklaratën publike të Organizatës ish terroriste MEK thuhet se kjo organizatë i ka dhënë z. Pooladrag rreth 4 000 USD (420 000 lekë) ndihmë për arsye humanitare (SIC!).


I bie që shefja e kultit Miriam Rajavi na qenka një person më humanitar se shenjtorja Nënë Tereza, për derisa i jep para si ndihmë humanitare një dezertori të Kultit MEK, një spiuni të rregjimit të Teheranit, një armiku të kultit MEK. Kjo Miriam Rajavi bashkë me të shoqin pa pikë brerje ndërgjegje kanë dërguar edhe adoleshente 15 vjecare të luftojnë kundra Atdheut të vet e të vriten në Iran. Pas vdekjes i kanë shpallur shehidë e gjakun e tyre e kanë përdorur për të bërë propagandë anti Teheran. Në rastin e z. Pooladrag, Miriam Rajavi na qenka shndërruar nga ish terroriste duarpërgjakur në shenjtore zemërdhembshur, që i jep mijëra dollarë ndihmë humanitare, armikut të vet, spiunit iranian!!!! Një rrenë kaq të trashë nuk besoj se mund ta hanë edhe ata fatzinj, që Miriam Rajavi i mban të mbyllur në Kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, jo më ta gëlltisë opinioni publik shqiptar. Për më shumë mund të lexoni në këtë link në anglisht deklaratën zyrtare të Kultit Rajavi:

https://www.ncr-iran.org/en/ncri-statements/terrorism-fundamentalism/iranian-regime-intelligence-ministrys-agent-arrested-in-albania/

Personalisht besoj se arrestimi i zotit Pooladrag për krime të mundshme kibernetike po përdoret nga Kulti Rajavi për tu vetë viktimizuar dmth për arsye propagandistike me qëllim të qartë anti iranian. Ky kult kërkon tu tregojë sponzorëve të huaj të vet, që po heq të zinjtë e ullirit nga regjimi i mullahëve, prandaj nuk duhet t’i pritet “koromania” (sponzorimet me para). Ka shumë të ngjarë, që Organizata ish terroriste MEK, mund ta përdorë këtë arrestim jo vetëm për të terrorizuar e frikësuar disidentët e kësaj organizate, që përpiqen të krijojnë në Tiranë një jetë normale për vete shumë të ndryshme nga jeta në rradhët e Kultit Rajavi, por edhe si një “false flag operation”.

Nga investigim, që i kam bërë kësaj cështje, kam indicie (jo ende prova të plota) se me sebepin e luftës fantomatike kundra spiunëve të regjimit të mullahëve, që gëlojnë në Shqipëri, do të shtohet presioni ndaj Qeverisë Rama për të marrë më shumë masa shtrënguese ndaj Ambasadës së Iranit në Tiranë. Në javët e ardhshme besoj se segmentet kuislinge të Qeverisë Rama do të dëbojnë diplomatin iranian të rradhës me sebepin e spiunazhit kundra Kultit Rajavi.

Ashtu si 2 vjet më parë parashikova se “false flag operation” i aktit terrorist të rregjimit të mullahëve me rastin e Festës së Sulltan Novruzit, do të shërbente për të ushtruar presion mbi binomin Xhafa-Bushati për të dëbuar diplomat iranianë, ashtu bëj edhe këtë parashikim sot. Shpresoj që Qeveria Rama most ë ketë dalë mendsh krejt dhe për  t’i bërë qefin një plake të pa Atdhe (apolide dhe apatride), të shkelë edhe dispozitat e Konventës së Vjenës të prillit 1961. Shpresoj, që për të kënaqur tahmanë e ish terroristes Rajavi të mos ketë përpjekje për të plackitur prona të patundshme të kësaj ambasade apo që shtetas të ndryshëm iranianë kanë në Shqipëri.


Përdorimi i medias kombëtare Top Channel si edhe i ish spiunit të Sigurimit me pseudonimin “Qafa e Gjashtës”, apo të ish politikanit të mbiquajtur “Mr. Inceneratori” për të infiltruar lajme të rreme apo gjysëm të rreme në këtë media, për të lehtësuar veprime flagrante antiligjore të antiterrorrit shqiptar është një indicia se dicka e madhe por e paligjshme po përgatitet në kuadrin e “serialit” televiziv “Shqipëria Supermerkat Spiunësh e Terroristësh Iranianë”.  E kisha llafin edhe për atë lajmin e gjoja dëbimit nga policia shqiptare këto kohët e fundit të 80 shtetasve iranianë të dyshuar si spiunë e terroristë!!!!!
P.S.

Fotot, që shoqërojnë këtë shkrim janë marrë nga dosja, që z. Pooladrag ka në policinë shqiptare (fotoja me kollare), por janë edhe foto private të tija të marra bëra një pikniku shoqëruar me barbecue, që ai ka bërë në bregdetin e Shqipërisë së jugut.

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne