Kurdët e Sirisë paralajmërojnë për agresion të Turqisë në Alepo

Partia Uniteti Demokratik i Kurdëve të Sirisë ka paralajmëruar për ndonjë agresion të Turqisë në rajonet veriperëndimore të provincës Alepo të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Haxh Mansur, një prej komandantëve të forcave të Partisë Unioni Demokratik i Kurdëve të Sirisë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, deklaroi : “Nëse Turqia sulmon rajonet nën kontroll të forcave të kësaj partie në veriperëndim të Sirisë, atëherë do të zhvillohen luftimeve të ashpra në këto rajone të cilat do të ushtrojnë ndikim mbi luftën kundër terroristëve të ISIS në qytetin Raka. Forcat e Partisë Unioni Demokratik i Kurdëve të Sirisë kanë vendosur që në rast të ndonjë agresioni ushtarak të Turqisë në provincën Alepo, të futen në luftë me ushtrinë e Turqisë”. Ndërkohë, grupet opozitare të qeverisë së Sirisë kanë njoftuar për gatishmërinë e Turqisë për të sulmuar rajonet nën kontrollin e kurdëve të Sirisë në provincën Alepo dhe sidomos në qytetin Afrin në veriperëndim të kësaj province./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne