Shqiperia

“Kurrë më! Do i ndalojmë me ligj simbolet e diktaturës”, flet Basha pas incidentit tek Varrezat e Dëshmorëve

Lulzim Basha kreu i PD, bëri homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve pak minuta pasi aty ishte shënuar një incident mes demokratëve dhe idhtarëve të diktatorit. Këta të fundit si çdo 5 Maj u shfaqën që në mëngjes me foto dhe pankarta në duart dhe shfrytëzuan momentin kur u larguan krerët e shtetit për të dalur në tapetin e kuq dhe për të kryer nderimet e tyre. Komunistët thërrinin rroftë Enver Hoxha Rroftë PPSH, ndërsa të pranishëm ishin demokratët që po pergatiteshin për ceremoninë e Bashës. Demokratët kanë reaguar ashpër, duke goditur dhe heuqr fotot që mbanin në duar komunistët.

Pas nderimeve Basha u pyet rreth këtij incidenti dhe tha: Partia Demokratike do të çojë në parlament ligjin kundër simboleve të komunizmit. Kurrë më s’pranojnë që të brohoritet e shkuara e përgjakshme”, tha ai.

E plote fjala me poshte

Basha: Nderojmë ata që dhanë jetën kundër pushtuesve fashistë,  nderojmë Azem Hajdarin dhe heronjtë e demokracisë që u flijuan për liri dhe demokraci. Sot është një ditë nderimi, për t’i kujtuar njëri tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet cdo ditë, se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Thirrja ime ndaj shqiptarëve pa dallime politike është të vazhdojmë betejen për lirinë e kërcënuar nga diktatura e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat vendin.

Per perplasjen demokrate komuniste

Basha: PD është e angazhuar të cojë në Kuvend ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, nderimin e atyre që dhanë jetën, por për të bërë të qartë se kurrë më nuk pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe kjo do nisë me ndalimin e simboleve të gjakatarit Enver Hoxha.

OPINIONE