Kurti pret sot në takim krerët e partive politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për sot në takim krerët e partive politike për të folur rreth situatës së krijuar pas pandemisë së koronavirusit.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:00.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kthyer të dielën letrën kryeministrit Albin Kurti, lidhur me bashkëpunimin e kërkuar për tejkalimin e krizës së pandemisë Covid-1, derisa ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë tryezë.

Ndërkaq, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar një ditë më parë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me të tjerët.

Hoti i cili është shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit, ka thënë se personalisht i ka kërkuar Kurtit që të mos e nënshkruante vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, sepse kishte dyshime për shkelje kushtetuese.

“Vlerësoj se nuk ka nevojë për tryeze politike me një Qeveri që i ka ditët e numëruara, e rrjedhimisht nuk mund të marrë kurrfarë zotimesh, dhe që dy herë radhazi e shkel Kushtetutën”,,

Por partitë e tjera politike në vend nuk janë deklaruar ende se a do të marrin pjesë në këtë takim./Klan Kosova

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne