Laos – Shembet një dige hidrocentrali, 6 fshatra nën ujë dhe qindra të zhdukur

Një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën, qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 6 fshatra janë gati tërësisht nën ujë pas çarjes së një dige në juglindje të Laosit.

Diga e hidrocentralit “Xepian-Xe Nam Noy” u ça dhe u shemb pjesërisht të hënën në mbrëmje duke shkarkuar rreth 5 milionë m3 ujë dhe marrë përpara qindra shtëpi në provincën Attapeu.

Në zonë janë dërguar menjëherë skuadrat e kërkim-shpëtimit.

Agjencia e Lajmeve të Laosit bën me dije se qindra banorë u evakuuan, ndërsa mijëra të tjerë po luftojnë me ujin pas këtij aksidenti vdekjeprurës për shkaqe ende të panjohura.

Kryeministri Thongloun Sisoulith anuloi të gjitha takimet qeveritare dhe u nis drejt zonës së fatkeqësisë.

Ndërsa autoritetet lokale bënë thirrje për ndihma urgjente për banorët e zonës duke u mëshuar sidomos ushqimeve dhe pajisjeve mjekësore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne