Lavrov: Amerika të heqë dorë nga veprimet provokuese kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kërkuar nga autoritetet e Amerikës që të heqin dorë nga vazhdimi i veprimeve të rrezikshme, shkurtpamëse dhe provokuese ndaj Iranit në mënyrë që situata në rajon të mos tensionohet më shumë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrovv në një intervistë me gazetën gjermane “Raynishe Post”, duke theksuar se Moska për shkak të dëshirave ambicioze të askujt nuk ndërprenë bashkëpunimin e vet me Teheranin, deklaroi: “Shtimi i tensioneve në lidhje me Iranin është rezultat i rrugës politike të rrezikshme të Amerikës dhe kjo politikë ka rezultuar me përkeqësimin serioz të situatës në rajonin e Gjirin Persik”.

Ministri i jashtëm i Rusisë shtoi: “Në kontaktet tona që zhvillojmë në të gjitha nivelet, me insistim kërkojmë nga palët amerikane që të shmangen nga çfarëdo lloj veprimesh që përkeqësojnë situatën në relacion me Iranin në mënyrë që të rikthehemi në situatën e zbatimit të qëndrueshëm të marrëveshjes bërthamore”.

Lavrov theksoi: “Republika Islamike e Iranit është fqinjë i Rusisë dhe të dy vendet kanë marrëdhënie transparente në të gjitha fushat, prandaj Moska në asnjë mënyrë nuk ka ndërmend që për shkak të ambicieve iranofobiste të dikujt, të ndërpresë bashkëpunimin me interes reciprok me Teheranin”./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne