Lavrov: Metodat e ushtrisë izraelite për të shkatërruar Hamasin janë të papranueshme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov deklaroi se veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës pengojnë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Lavrov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të mbajtur në Almaty të Kazakistanit. Duke folur për zhvillimet në Rripin e Gazës, Lavrov deklaroi se gjendja humanitare është e rëndë.

“Metodat e përdorura nga ushtria izraelite për të shkatërruar Hamasin janë të papranueshme. Në fakt po vriten civilët. Veprime të tilla parandalojnë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme përmes krijimit të një shteti palestinez në përputhje me rezolutat e OKB-së”, tha Lavrov./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne