Legalizuan një ndërtesë pa leje, pezullohen 5 zyrtarë të ALUIZNI-t

Pesë Zyrtarë të ALUIZNI-t të Vlorës janë pezulluar nga detyra me urdhër të Prokurorisë.

Sipas një njoftimi për mediat nga organi i akuzës mësohet se 5 zyrtarët kishin legalizuar një ndërtesë e cila ishte pa leje dhe për këtë janë gjetur në shkelje.

“Pesë zyrtarë të ALUIZNIT të Vlorës janë pezulluar me urdhër të Prokurorisë. Bëhet fjalë për: Denis Metaj; Artan Beqiri; Erald Yzeiri; Danjela Kondaj dhe Xhilda Korrkaj”, bën me dije njoftimi.

Më tej shtohet se arsyeja e pezullimit të tyre ka ardhur pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë legalizuar një ndërtesë pa leje, në pronën e familjes Myzejen Zyrkaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne