Liçaj mesazh Veliajt: Nëse doni të përplaseni, bujrum, e patë sa shpejt u mbush sheshi

Aktori Neritan Liçaj, i ka bërë edhe njëherë thirrje Qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, të heqin dorë menjëherë nga provokimet pasi do të kenë një përballje të fuqishme me mbrojtësit e Teatrit Kombëtar.

Thirrja e tij u bë, pas mësymjes që policët bashkiakë bënë këtë pasdite në Teatrin Kombëtar, ku vendosën edhe një letër ku bëhej e ditur se Teatri i kishte kaluar Bashkisë.

‘Nëse do të vijnë me forca të shumta siç erdhën sot, mund ta shikojnë se si u mbush sheshi në pak minuta, ndërkohë që po vijnë edhe të tjerët.

Nëse duan të tregojnë muskujt, bujrum le të përlasen. Kush është në shkelje të ligjit, ne që jemi në krah të Kushtetutës, apo zotërinjtë e pushtëtit që janë në krahun e paligjshmërisë.’/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne