Maduro vendos të hapë kufirin Venezuelë-Kolumbi

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se sot do të hapet kufiri me Kolumbinë në rajonin Tachira, i cili është i mbyllur që nga 22 shkurti, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Më 8 qershor, e shtunë kam urdhëruar hapjen e kufirit tonë me Kolumbinë në rajonin Tachira. Ne jemi një komb që mbron në mënyrë të vendosur pavarësinë tonë dhe të drejtën për vetëvendosje”, ka thënë Maduro në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social.

Qeveria e Maduros vendosi të mbyllë kufirin e vendit të saj me Kolumbinë një ditë përpara përpjekjes së opozitës më 23 shkurt për futjen e “ndihmës humanitare” në Venezuelë të cilën SHBA-ja ia dërgoi opozitës që drejtohet nga Juan Guaido i cili ka shpallur veten si president të përkohshëm të Venezuelës.

Për mbylljen e kufirit u treguan si arsye “kërcënimet serioze dhe të paligjshme” të Kolumbisë.

Ndërkohë, në rajonin Tachira të Venezuelës, ndodhen tri ura ndërkombëtare, Ura e Francisco de Paula Santander, Ura e Simon Bolivar dhe Ura e Las Tienditas, të cilat lidhin vendin me Kolumbinë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne