Marrëveshja për detin/ Lubonja: Rama bën të kundërtën e asaj që ka thënë për Berishën

Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Rama po përpiqet të sigurojë një “sukses politik”, me hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Në funksion të kësaj i sheh edhe negociatat e Shqipërisë me Greqinë për çështjet e mbetura pezull.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë pas nënshkrimit të këtij dokumenti të rëndësishëm të partneritetit strategjik pas negociatave Shqipëri-Greqi, i cilësuar nga kryeministri Rama si moment historik, analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në “News24” tha se: Rama ka interes që t’ju shesë shqiptarëve fillimin e negociatave me BE-në, dhe sigurisht Greqia ka vënë disa kushte për njohjen e këtyre.

Intervista e plotë

“Mund të komentohet gjatë kjo, unë pashë atë bisedën para disa ditësh pikërisht për këtë temë. Dy gjëra kryesore kemi thënë atëherë, njëra është mungesa e transparencës nga pala Shqiptare, e dyta që është çështja e detit, që duhet të jetë kryesore.

Sot ne sqarojmë se ajo që quhet mungesë e transparencës, ndoshta lidhej pikërisht me çështjen e detit që ishte diskutuar dhe që nuk donin të na i bënin të qartë. Nuk donin të na e thonin në stilin e Edi Ramës që gjithmonë mashtron, se kjo është një politikë mashtrimi në të gjitha fushat. Gënjen dhe nuk është transparent ose që ta bën ditën e fundit dhe ta lë në derë si me thënë.

Tani debati është ky, që e para ne dimë që ka pasur një vendim të qeverisë Berisha që pastaj u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese për çështje proceduriale, dhe jo sepse është e drejtë apo s’është e drejtë se ata nuk mund të hynin. Atëherë është bërë një zhurmë e madhe për tradhëti kombëtare nga ana e Edi Ramës dhe opozitës.

Tani çështja është pikërisht kjo, mungon transparenca dhe çfarë na del? Na del që kishin të drejtë grekët, na del që kishte të drejtë Berisha që pranoi atë që kishin të drejtë grekët apo na del që përsëri kur vjen një mazhorancë bën pazare në kurriz të shqiptarëve me grekët për të qeverisur për të mashtruar njerëzit, prap nuk jemi të qartë.

Çfarë duhet të ishte normale?

Besoj që normale duhej të ishte që kjo opozitë e cila bëri atë protestë asokohe nëqoftëse do të ishte serioze duhet të ishte konsultuar qysh atëherë me ekspertë. Pra kur të bënte opozicion ta bënte opozicionin të bindur dhe jo me një Pashai që ka qenë, që u bë heroi kombëtar i asaj kohe, por me ekspertë ndërkombëtarë mundësisht dhe të merrte një vendim me ekspertë ndërkombëtarë.

Në qoftë se mori pushtetin dhe tashi i del që është kështu, paskan të drejtë grekët ajo duhet të konsultohet dhe ti thotë popullit që ne kemi gabuar. Por, këtu nuk bëhet asgjë nga këto.

Këtu vazhdon politika siç thashë. Mungesë transparence, instrumentalizimit, manipulimit, del ministri dhe nuk thotë se çfarë ka biseduar.

Dhe del na i thotë greku se çfarë është thënë dhe se çfarë është biseduar. E gjitha kjo nuk është vetëm në këtë fushë. Kjo, gënje, mashtro, bëj të kundërtën e asaj që ke thënë është politika e përditshme e kësaj klase politike, veçanërisht do të thoja unë e Edi Ramës.

Se këta janë po ata. Thonin zero ndërtime, tani na i thonë që do të bëhen 1.9 milionë Tirana, thotë ai Erion Veliaj dhe do të ngrejmë kulla pa fund.

 

Pyetje: Ky është një kusht, në gjykimin tuaj? Është një kusht nga Greqia i vënë për ne, ne e kemi toleruar dhe kështu negociatat ecin mbarë e mirë edhe për çështje të tjera?

Këta nuk na thonë edhe një gjë, tani shqiptarët dëgjuan gjithë atë zhurmë por nuk e dinë sa ishte ajo marrëveshja që po themi pranoi Berisha, a ishte 12 milje apo ishte 20 milje, se mund të na thonë se Berisha donte të jepte 20 milje po ne arritëm të 12 milje. Të paktën të na thonë kaq. Por nuk e thonë as atë.

 

Unë mendoj që, sigurisht ka interpretime që lidhet me ato barazlargësinë nga ishujt dhe me sa di unë pretendimi që klishin grekët në atë kohë ishte se një nga ishujt e tyre është aq afër sa po të marrim atë si pikë referimi ata na hyjnë në disa ujëra që ne i konsideronim tonat dhe që janë të papërcaktuara prej kohësh. Por e gjitha kjo në fund fare zgjidhet me ekspertë ndërkombëtarë, me njerëz që nesër kur merr një vendim i thua edhe popullit tënd: shiko se unë nuk ,është se po të tradhëtoj por shkova mora ekspertë ndërkombëtarë, dhe ekspertët ndërkombëtarë thonë kështu dhe duhet këtu.

Në qoftëse pastaj edhe vetë ekspertët mund të kenë mëdyshje atëherë mund të bëjnë lobime e gjëra të tjera, por të paktën tregohu transparent. Por, jo tradhtar njëri tradhtar tjetri edhe bëhet rrumpallë dhe kjo çështje instrumetalizohet.

 

Pyetje: Kryeministri Rama në një status në facebook pa thënë shumë ka thënë se kritikët të presin, ne do t’ju japim zgjidhjen gjërave në dobi të shqiptarëve. Në bisedën tonë të me përparshme që kemi bërë unë ju pyeta gjithashtu në lidhje me atë se palët do të duhet ti shesin publikut të tyre atë që publiku i tyre kupton më mirë, ndërkohë që Kotzias flet për çështjen e detit me publikun grek. Ka mundësi që ndoshta qeveria jonë do të flasë për heqjen e ligjit të luftës me publikun shqiptar dhe hapjen e rrugës ligjore për të marrë njerëzit pronat në Greqi që deri tani mundtë kenë pasur probleme. Si e shikoni këtë? Pra mund të kenë lëshuar diçka për të marrë a gjëra të tjera?

 

Problemi është ky që, mendoj se ajo që i djeg më shumë Ramës është çështja e detit, për të cilën ka bërë gjithë atë fushatë. Dhe ai duhet të jepte një përgjigje të qartë për atë, dhe jo prisni se çfarë do të ndodhë nesër se jemi mësuar me Ramën që thotë: Prisni se do ta bëj kështu dhe pastaj s’e bën farë apo bën të kundërtën, atë që ka bërë në fillim. Ose e fut njëherë pykën pastaj kur ta marrësh vesh ti s’ke çfarë i bën më asaj punë, ky është stili i Ramës, një stil i papranueshëm e sidomos edhe në këto raste. Kështu që mendoj se ajo deklarata e Ramës me një përdorim fjalësh jo të një politikani, por me një çorbë fjalësh me fyer je dhe me figura letrare që nuk kishin vend në atë lloj deklarate që kërkon seriozitet dhe qartësi dhe kthjelltësi dhe ishte pikërisht për të hedhur tym dhe prisni se do shikoni.

Kur ta shikoni do të thotë se shikoni se i morëm këto, këto, bëmë detyrën tonë. Dhe çfarë do të bëjnë shqiptarët? S’kanë çfarë të bëjnë.

Domethënë ajo që pritet jo vetëm nga Rama por edhe këtu është problemi se nuk duhet vetëm Rama, këtu kemi një gjeneratë politikanësh për fat të keq me këtë mendësi. Po Bushati, nuk del more nuk e thotë, është ministër. Thuaje o zotëri çfarë ndodhi. E të tjerë me radhë që gënjejnë përditë, përditë. Vetëm nuk thonë gjëra, bëjnë të kundërtën. Është një kulturë politike që është bërë gënjeshtra fare, që e përgënjeshtron të nesërmen atë që thuhet sot.

 

Ky është një problem shumë i madh sepse nuk ka të bëjë siç thashë vetëm më çështjen e detit se tek e fundit deti ndoshta është ashtu dhe padyshim që të humbasësh disa milje është e rëndësishme dhe ne nuk është se po humbim disa milje, ne po humbasim Shqipërinë me këta politikanë.

 

Pyetje: Çështjen Çame në vijim të kësaj që tha edhe Paruca na u dha një tjetër informacion për këtë çështje po nga zoti Kotzias që tha sot se nuk ka diskutuar diskutuar çështjen Çame dhe nuk e njohim çështjen Çame dhe ky informacion u dha nga ia për të vetët që të mos kritika mbrenda Greqisë? Pra ishte një reagim diplomatik vërtet çështja Çame nuk është diskutuar në këto negociata?

 

Ai e tha qartazi se qeveria shqiptarë ka dashur ta hedhë në tryzë ne kemi thënë për këtë nuk negociojmë, është e qartë.

Dimir Bushati nga ana tjetër mund të thoshte që ne e hodhëm në tryezë por pala greke nuk e pranon për një, dy, tre apo katër arsye. Ose përndryshe ne e hodhëm në tryezë, pala greke nuk pranoi dhe ne ndërpremë bisedimet, apo… Bëhen gjërat e qarta.

Unë mendoj që këtu pastaj është një problem i madh se edhe ju e përdorni edhe të gjithë e përdorim çështja Çame, çështja Çame.

Po cila është çështja Çame? Se flitej çështja e Kosovës, por çështja e Kosovës ishte pavarësia e Kosovës ndoshta bashkimi i Kosovës me Shqipërinë kështu e mendonim ne pak a shumë.

Sot cila është çështja Çame? Se çështja Çame sot instrumentalizohet siç instrumentalizohen të gjitha gjërat tona dhe nuk e dimë që është që nga kthimi i pronave të disave dhe emrat dhe pasaportat që nuk marrin disa njerëz që kanë lindur në Çamëri për shkak se kanë ndërruar emrat atje e deri tek bashkimi me Kosovë e Çamërinë do të jemi përsëri, që është bashkimi i Çamërisë me Kosovën që grekët pastaj e quajnë irridentizëm pastaj se kanë nxjerrë edhe ca harta atje që nuk e di se u fol edhe për harta nëse ju kujtohet. Pra nuk mund të përdori edhe media çështja Çame, dhe çështja Çame sikur ka një ambiguitet pra përdoret që nga një ekstremizëm nacionalist irridentist e deri tek çështjet që mund të jenë ehe të zgjidhshme në kuadrin e këtyre raporteve që kemi sot sepse nuk mendoj se do të ndërrohen kufijtë kollaj në Ballkan pa u bërë ndonjë katrahurë e madhe.

 

Unë besoj që për grekët është pak a shumë e mbyllur kjo në shumë aspekte, se ku mund të hapet çështja Çame pastaj, e drejtave të njeriut, po cilat të drejta të njeriut janë prekur, detajet. Nuk e di unë di ta them por mendoj që pikërisht kjo zhurmë e madhe që e çon çështjen Çame deri në bashkimin me Shqipërinë, që shkon si jehonë ashtu sikur përdorim ne Greqia do Vorio Epirin të na marrë me varret e njërën –tjetërn. Këto gjëra janë popull më të ndjeshëm krijohet pastaj edhe çarja edhe mos dialogu.

Pyetje: Çfarë prisni të ndodhë pas nënshkrimit të këtij dokumenti të rëndësishëm, historik është konsideruar dokumenti i partneritetit strategjik pra që do të finalizonte këto negociata?

Ju prisni një përmirësim të marrëdhënieve tona apo prisni një staniacion të tyre?

 

Për mendimin tim prapa gjithë kësaj loje nëse mund të themi qëndrojnë disa interesa të përkundërta. Rama sigurisht ka interes që t’ju shesë shqiptarëve fillimin e negociatave me BE-në dhe sigurisht Greqia ka vënë disa kushte për njohjen e këtyre dhe kështu që Rama është i gatshëm ta ‘shesë’ Çamërinë dhe detin vetëm që të marrë një ‘OK’ që t’jua shesë shqiptarëve që ja unë ju futa në negociata.

Siç mburrej Berisha që unë ju futa në NATO, se kaq duan shqiptarët dhe i duhet atij si sukses politik dhe për këtë bën këto.

Grekët janë më konkret për mendimin tim, sepse nuk i kanë këto probleme. Janë më superiorë pa dyshim. Grekët duan të marrin kufirin. Kanë mbyllur negociatat siç thuhet për varrezat që edhe ajo është një çështje e rëndësishme që duhet mbyllur, sepse nuk lihen eshtrat ashtu, kushdo qofshin dhe pastaj se ku varrosen si varrosen është një çështje tjetër dhe unë nuk e bësoj atë që këtu bëhet fjalë që të përcaktojmë kufirin e Vorio Epirit me këto varreza. Nuk përcaktohen kufijtë me ca varreza. Po u ndërruan kufijtë bëhen luftëra, ka interesa, ka brenda irridfentizëm. I kemi parë se si bëhen, nuk bëhen me varreza. Këto janë instrumetalizime. Pra grekët njëkohësisht, në kët aspekt kanë edhe çështjen e teksteve sepse kjo fryma shqiptare i shqetëson apo siç na shqetëson ne ideja e Vorio Epirit.

Besoj se këto duhen zgjidhur, historia duhet lexuar, e kaluara si e kaluar e tashmja si e tashme me gjithë ato të pariparueshmet që kanë ndodhur ne mes se luftërat kanë shkaktuar shumë gjëra të pariparueshme edhe ato që mund të riparohen.

Rama do jepte gjithçka thoni uju për të ‘shitur’ si sukses hapjen e negociatave a ndoshta është një moment i rëndësishëm ky, se ne kemi sinjale nga brenda BE thonë se Ballkani duhet futur i tëri në BE, duhet të përfundojë kjo histori? Nga ana tjetër kemi edhe Maqedoninë që po nxiton të mbyllë çështjet e mbetura pezull me Greqinë. Mos është një moment i rëndësishëm ky ?

Unë nuk e vlerësoj kështu. Unë mendoj që Shqipëria të bëhet sa të jetë e mundur Europiane. Dhe Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak europiane në atë kuptimin që kërkojmë ne , në cilësinë e jetës së qytetarit, për dinjitetin e qytetarit për ndërtimin e shtetit të së drejtë.

Unë gjykoj që hapja e negociatave, mos harrojmë që Turqia i ka hapur negociatat nuk e di sa dhe po shkon gjithnjë e më tepër në diktaturë, pra nuk është hapja e negociatave një tregues përparimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne