Shqiperia

Marrëveshje LSI-PDIU? Ja çfarë thotë Idrizi

PDIU e Shpëtim Idrizit nuk do të bëjë asnjë marrëveshje parazgjedhore. Sipas z.Idrizi nuk ka asnjë kuptim marrëveshja kur nuk lejohet regjistrimi i koalicioneve në KQZ.

Marrë shkas nga marrëveshja që Milo bëri dje me LSI për të ruajtur votat, Idrizi u pyet në studion e OraNews nëse edhe ai do të bënte të njëjtën gjë.

Idrizi: Ne nuk kemi asnjë lloj problemi, ne garojmë në korsinë tonë dhe të ikim nga llogaritë që i kemi dhënë apo i kemi marrë koalicionit. Kemi një problem, që i duhet dhënë më shumë hapësirë dhe transparencë dhe për partitë e reja që e kanë pothuajse të pamundur me këtë sistem, dhe të kemi disa standarde më të mëdha

Z. Idrizi dmth që nuk do ketë një bashkëpunim mbas ditës së sotme me LSI?

Idrizi: Nuk e shoh për çfarë dhe nuk e shoh si. Ne jemi në korsinë tonë. Kjo pyetje mund të kishte vlerë nëse ne do bënim koalicione. Mund tu mblidhnim gjithë të vegjlit

Mund të bëni aleanca lokale në një qark ku e ndjeni veten të dobët, psh si bëri z. Vasili me z. Milo?

Idrizi: Nuk është rasti. Për shkak të profilit të partisë sonë , unë nuk marrë dot përsipër që t’i them anëtarëve të PDIU që të votojnë për një parti tjetër, sepse jam i bindur që nuk më dëgjon kush.