Mashtrimet e krerëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të regjimit Al Saud në lidhje me kontratat e armatimit

Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës ka thënë se çështja e kontratave për armatim të nënshkruara mes Riadit dhe Uashingtonit, tregon mashtrimin e krerëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të regjimit Al Saud.

Faqja informative “Arab 48” njoftoi se Bruce Riedel, ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës dhe ekspert i dalluar i këtij vendi për çështjet e Lindjes së Mesme, deklaroi se kishte kontaktuar me disa personalitete që veprojnë në fushën e projekteve të mbrojtjes dhe të gjithë ata kanë theksuar këtë çështje se kontrata 110 miliardë dollarësh mes Uashingtonit dhe Riadit, “nuk ka ekzistencë të jashtme”. Bruce Riedel shtoi: “Duke marrë parasysh rënien e çmimit të naftës dhe agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, është gati e pamundur që sauditët të bëjnë një pagesë 110 miliardë dollarësh”. Vlen të theksohet se gjatë vizitës së fundit të Donald Trump, presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite, sipas pretendimeve të të dy palëve, është nënshkruar një kontratë armatimi në vlerë 110 miliardë dollarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne