Mbi 100 persona të vrarë në sulmin e armatosur në Mali

Në sulmin e armatosur të ndërmarrë në fshatin Dogon të Malit kanë humbur jetën mbi 100 persona.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë se a është apo jo ky një sulm terrorist.

Kanali francez me seli në Paris “France 24” në lajmin e bazuar në burimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Malit bën të ditur se në sulmin e armatosur të ndërmarrë ndaj një fshati, ku jetojnë pjesëtarët e grupit etnik Dogon janë vrarë mbi 100 persona.

Prej vitit 2012 e këtej pjesa qendrore dhe veriore e Malit bëhet skenë e konflikteve separatiste dhe të sulmeve terroriste.

Në sulmin e ndërmarrë më 23 mars ndaj fulanitëve në fshatin Ogossagou nga personat e veshur me veshje të grupit Dozos kanë humbur jetën 160 persona, qenë plagosur 65 të tjerë, ndërsa një numri të madh të shtëpive iu vu zjarri.

4 mijë trupa franceze të dislokuara në kuadër të operacionit “Barkhane” dhe 15 mijë trupa të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (MINUSMA) deri më tani nuk arritën që ta mënjanojnë kërcënimin për siguri./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne