Mburoja e Pranverës – Dy ushtarë turq bien dëshmorë ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur

Në operacionin “Mburoja e Pranverës”, që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë për të vendosur paqen dhe sigurinë në rajonin Idlib të Sirisë, 2 ushtarë turq ranë dëshmorë ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur.

“Si pasojë e zjarrit të hapur nga elementët e regjimit sirian në rajonin e “Mburojës së Pranverës”, 2 ushtarë tanë heronj kanë rënë dëshmorë ndërsa 3 ushtarë të tjerë heronj kanë mbetur të plagosur”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se pas sulmeve, me anë të SIHA-ve (Mjetet ajrore pa pilot të armatosura) u neutralizuan 2 topa artilerie, 2 raketahedhëse shumëgrykëshe dhe 21 ushtarë të regjimit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne