Me çfarë perspektive duhet parë Kina? (Pjesa 2.)

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL* 

Në programin e mëparshëm bëmë të ditur se në Turqi ka një mëdyshje në lidhje me Kinën dhe ndamë me lexuesin mendimet tona në lidhje me vizitën e zhvilluar në Kinë me organizimin e Qendrës për Studime Iraniane (IRAM), realizuar me ftesë të ambasadës së Kinës në Ankara. Le të vazhdojmë aty ku mbetëm.

Përpjekja e dy vendeve për të “grisur” kufijtë e shënuar: Kina dhe Turqia janë dy vende me një akumulim të thellë historik, kulturor e qytetërimi, por që në shekullin e 20-të ky akumulim historik dhe roli i tyre (Turqisë dhe Kinës) është kufizuar në masë të madhe. Në kundërshtim me atë që pritej, gjatë procesit të globalizimit, të dyja vendet dolën më me përfitim se sa vendet perëndimore. Në pikën e arritur, të dyja këto vende përpiqen për të “grisur” kufijtë e shënuar. Ndërkohë që Turqia e bën këtë në mënyrë më të dukshme, Kina është më e heshtur dhe shkon më thellë.

Ngecja e dy vendeve dhe nevoja për njëra-tjetrën: Turqia dhe Kina përmenden si vende që zhvillohen me shpejtësi, që do të jenë ekonomitë më të mëdha në botë gjatë viteve në vijim. Ato përmenden gjithashtu ndër vendet ndikuese në botë.  Edhe Kina, edhe Turqia, ndërkohë që përpiqen të luajnë më shumë rol në nivel global, përballen me problemin e “rrethimit” nga ana aktorëve global. Këto vende përballen me vështirësi të ngjashme ndërkohë që nuk duan të kenë marrëdhënie njëpalshe me aktorët globalë por përpiqen të krijojnë marrëdhënie të ekuilibruara. Të dyja vendet janë të varura nga jashtë kur bëhet fjalë për burimet natyrore. Të dyja vendet kanë nevojë për bashkëpunim strategjik të shumanshëm për të ekuilibruar politikat shtypëse ndaj tyre. Në shumë zhvillime globale shihet se të dyja vendet ndajnë pozicione të ngjashme. Duke qenë se të dyja vendet janë nën kërcënimin dhe presionin e sanksioneve të Shteteve të Amerikës, kjo bën që ato të mos përvetësojnë politikat e Lindjes së Mesme me bosht Amerikën, të jenë vende prodhuese dhe që bëjnë tregti, kështu që për të shitur produktet e tyre nuk duan luftë por kanë nevojë për paqe dhe stabilitet. Dhe duke qenë se janë aktore në rritje (lartësim) nuk duan të izolohen por i japin përparësi politikave të hapura dhe kërkimeve për përdorimin e njësive monetare kombëtare për të kapërcyer kizën me të cilën përballen, që buron nga përdorimi i dollarit (Ndërmjet Kinës dhe Rusisë u bë një marrëveshje për përdorimin e njësisë monetare vendore).

Ashtu siç shkroi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)  në artikullin e tij për gazetën “Global Times”, që botohet në anglisht në Kinë, për krijimin e një sistemi të ri botëror, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është shumë i rëndësishëm. Dhe për potencialin e të gjithë këtij bashkëpunimi, të dyja vendet janë të detyruara të flasin haptazi për të gjitha problemet mes tyre.

Çështja ujgure ose nevoja për një strategji më të madhe: Pothuajse të gjithë ata që kishin ardhur nga Turqia me ftesë të Kinës ose ata që kishin ardhur civilë na kishin paralajmëruar shumë se Kina është shumë e ndjeshme në lidhje me çështjen e turqve ujgurë, për këtë arsye nuk duhet të hapnim kurrë këtë temë. Këto paralajmërime nuk më ishin dukur në asnjë mënyrë me kuptim. Nëse ka një çështje shumë të ndjeshme, sa realiste mund të jetë heshtja dhe shpërfillja e asaj teme? Kjo gjendje artificiale edhe sa mund të zgjasë? Krahas kësaj, nëse kjo çështje është kaq sensitive, a mund të bëhet progres në tema të tjera pa folur për këtë temë? A nuk është ky një mashtrim?

Dhe faktikisht ndodhi ajo që prisja. Në çdo katër takime, në tre prej tyre çështja (ujgure) nuk erdhi në rend të ditës. Shpesh nga ana e delegacionit kinez, disa herë nga ana e delegacionit tonë. Në mënyrë të çuditshme vumë re se në këtë çështje pala kineze tregoi një ndjeshmëri më të madhe se sa pala e Turqisë. Ne e dimë se si duket çështja nga aspekti ynë. Vizita jonë e punës u bë rast për të parë se si e percepton pala kineze këtë çështje. Pala kineze e sheh këtë si një temë që gërricet vazhdimisht nga vendet perëndimore për të ndaluar progresin e Kinës. Ata mendojnë se ujgurët përdoren si një mjet nga vendet perëndimore kundër Kinës. Ata shprehen se kjo është një çështje e tyre e brendshme dhe Turqia nuk duhet të përzihet në çështjet e tyre të brendshme. Ata dëshirojnë që Turqia të mos mbështesë nismën e Perëndimit për të përçarë Kinën. Rajoni ujgur është një çështje e rëndësishme për nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-Kinë. Në lidhje me ujgurët pozicioni i Turqisë dhe vendeve të Perëndimit është tërësisht ndryshe. Disa vende perëndimore, ashtu si për Rusinë në çështjen e Krimesë, mund të kërkojnë të përdorin ujgurët si “kokë çekiçi” për të penguar zhvillimin e Kinës. Për këto vende ujgurët nuk janë një komunitet njerëzor por janë mjet për të dëmtuar rivalët. Por për Turqinë, interesi ndaj ujgurëve buron nga arsyet historike dhe kulturore si dhe nga marrëdhëniet farefisnore. Turqia ka bashkëkombës dhe të afërt edhe në vende të tjera. Marrëdhënia e Turqisë me këto komunitete nuk është një përzgjedhje, por një përgjegjësi e marrë nga historia. Pritshmëria e Turqisë në këtë vend nuk është kurrsesi ndërhyrje në punët e brendshme. Turqia kërkon që këto komunitete të jetojnë në paqe në mënyrë sociale, kulturore, njerëzore dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit ku jetojnë. Turqia e sheh prezencën turke në Ballkan, Rusi, Lindjen e Mesme, Iran dhe vende të tjera si një rast për të zhvilluar marrëdhëniet me këto vende. Turqia nuk i sheh kurrë ujgurët si disa vende të tjera. Për këtë arsye Turqia nuk ka një rend dite, një agjendë të fshehtë si disa vende të tjera në lidhje me këto komunitete.

Grupi i përbashkët i punës: Turqia është mbase i vetmi vend që mund të fuqizojë dorën e Kinës në çështjen e ndjeshmërisë ndaj ujgurëve. Ndjekja e një politike më të hapur të Kinës ndaj ujgurëve, do të bëjë që të jetë në një lidhje më të afërt me Turqinë dhe do të neutralizojë politikat që mund të përdoren kundër saj. Në këtë kuadër, në vend që të shohin nga larg me dyshim njëri-tjetrin, bashkëpunimi i afërt është thelbësor. Pra duke filluar nga çështja e rajonit ujgur, mund të krijohet një grup i përbashkët pune për të zgjidhur problemet ndërmjet Kinës dhe Turqisë.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos përfillim ato që jetohen në rajonin ujgur. Qasja e kundër nuk do të ishte në dobi as të Kinës, as Turqisë dhe as turqve ujgurë. Para së gjithash, duhet të demonstrojmë një vizion strategjik për marrëdhëniet Turqi-Kinë. Ujgurët duhet të jenë një pjesë e marrëdhënieve strategjike Turqi-Kinë dhe jo e gjitha. Dhe përparimi në këtë temë mund të sigurohet vetëm me një punë të afërt dhe një perspektivë strategjike.

Si përfundim, nuk mund të shpërfillet fakti rritja ekonomike, zhvillimi teknologjik dhe influenca në rritje e Kinës në botë dhe fushat e potencialit të bashkëpunimit me Turqinë. Quket qartë se është e domosdoshme që institucionet tona publike, institutet e mendimit të universiteteve tona, sektori privat duhet të punojnë më shumë në fushën e politikës, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, sociologjisë, kulturës, fushës civile, teknologjisë ushtarake të Kinës dhe në fusha të tjera me të dhe duhet të nxjerrin specialistë në temat e sipërpërmendura.

Duke e ditur se jemi në krye të rrugës, vendi dhe misioni që e përfaqëson, në mënyrë që të luaj rolin të cilin i takon në epokën globale, Turqia duhet të bëjë një informim intensiv në lidhje me marrëdhëniet me Kinën dhe një bashkëpunim strategjik në bazë të perspektivës së saj./trt

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne