Merkeli kujton se BE-ja është oborri i pasmë i Gjermanisë

Mustafa Erkan, deputeti i Partisë Social Demokrate (SPD) nga Landi i Saksonisë së Poshtme të Gjermanisë, tha në adresë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministrit të jashtëm Sigmar Gabriel, “Ju lutem, të mos e përdorim më Turqinë për konsum të brendshëm politik dhe për ‘bonus’ politik”.

Qeveria gjermane po bën çdo ditë retorikë anti-turke për të siguruar përfitime politike, dhe kjo gjë i shqetëson shumë 3,5 milionë qytetarët gjermanë me origjinë turke që jetojnë në këtë vend,- tha Erkan.

“Politikanëve gjermanë ua kam thënë “boll më!”,- thotë Erkan dhe shton:

“Ne kemi shumë probleme për të zgjidhur këtu në Gjermani, prandaj tani le të merremi me to dhe të përpiqemi të zgjidhim problemet tona. Të mos e sjellim Turqinë çdo ditë në rend të ditës, të mos e shajmë atë çdo ditë për të vizatuar profilin tonë duke marrë dhe e përdorur Turqinë çdo ditë për kryeartikullin e radhës”.

Kancelarja Merkel po i drejton Turqisë kërcënime të tmerrshme, u shpreh deputeti gjerman me origjinë turke Erkan dhe shtoi:

“Merkel ndoshta mendon se Bashkimi Evropian (BE) është oborri i pasmë i Gjermanisë. Kjo më trishton shumë. Në të njëjtën kohë ajo përdor shprehje anti-demokratike. BE-ja ka 28 vende anëtare, Gjermania është pjesë e Unionit. Kështu që po i drejtohem Merkelit dhe i them që ta zbusë pak tonin e zërit ndaj Turqisë. E dimë që data e zgjedhjeve po afron. Por gjithsesi jepini fund kësaj fushate që zhvilloni kundër Turqisë për ti siguruar vetes ‘bonus’ politikë”.

Qeveria gjermane ia njeh vetes të drejtën për të ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë, por jo vetëm kaq, e kritikon Turqinë, kur kjo u drejtohet qytetarëve gjermanë me origjinë turke që jetojnë në Gjermani.

“Unë këtë e quaj standard të dyfishtë. Nëse ne nga Gjermania ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë, atëherë ne duhet që të pranojmë edhe reagimet që do të vijnë nga Turqia. Nëse ne nuk themi asgjë, nëse heshtim; natyrisht që edhe ata do të heshtin”. Por ne për vite të tëra e kemi kritikuar Turqinë, jemi përzier në punët e saj të brendshme. Edhe shokët tanë në Turqi e kritikojnë dhe bëjnë komente mbi Gjermaninë. Kështu që nuk kemi pse të zemërohemi për këtë”,- shtoi ai.

Duke theksuar se në Gjermani po presin zgjidhje shumë probleme, Erkan u shpreh se premtimet duhet mbajtur. “Ne si Parti e Social-Demokratëve nuk i kemi mbajtur premtimet që kemi bërë në lidhje me nënshtetësinë e dyfishtë për qytetarët gjermanë me origjinë turke dhe liberalizimin e vizave për shtetasit turq; megjithëse i kemi premtuar Turqisë mbështetje në procesin e anëtarësimit të saj në BE, nuk kemi mbajtur asnjërin prej këtyre premtimeve”, – nënvizoi deputeti me origjinë turke i SPD-së.

“Presidenti Rexhep Tajip Erdoan po udhëheq këndvështrimin botëror dhe po i prin botës, dhe Gjermania e Evropa janë të vetëdijshëm për këtë,”- tha Mustafa Erkan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne