Meta: Kanë mbetur vetëm tri rrugë, që njerëzit të marrin armët, të bëhen skllevër ose të ikin nga Shqipëria

Në kushtet kur po zvarritet reforma në drejtësi dhe së fundi po përballemi me një tjetër konflikt për ngritjen e Gjykatës Kushteteuse, presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se më këtë veprimtari qytetareve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tre mundësi.

Sipas Metës me këtë kapje të drejtësisë, qytetareve u mbetet ose të kapin armët, ose të bëhën në skllevër, ose sipas tij të ikin nga Shqipëria.

“Tani kanë mbetur vetëm tri rrugë nqs Presidenti do pranonte këtë gjë. Ose njerëzit të marrin armët që është dënueshme dhe papranueshme, ose të bëhen skllevër njëpartiak që e kanë provuar 40 vjet, ose të ikin të gjithë jashtë nga Shqipëria…

Të gjitha janë të papranueshme, por ato dy të fundit për mua tmerrësisht të papranueshme. Kështu që është detyra e presidentit që të mbrojë këtë proces mjaft të rëndësishëm kushtetues të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka qenë mjaft bashkëpunues në këtë proces”, tha Meta/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne