Shqiperia

Meta: Populli shqiptar është në krah të Turqisë mike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për tërmetin në Turqi, ku thekson se në këto momente tepër të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike.

Meta, në reagimin e tij në rrjete sociale shprehet se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.

“Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Meta.

Presidenti i Shqipërisë më tej shprehet se “Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah të Turqisë mike”.

Pas tërmetit në Turqi, zyrtarët e lartë të Shqipërisë kanë shprehur solidaritetin tyre me shtetin dhe popullin turk.

Sipas të dhënave paraprake nga Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 1030 të tjerë./AA

OPINIONE