Ministri holandez në Tiranë: Zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme

Minsitri i Jashtëm Hollandez gjatë vizitën në vendin tonë ka bërë thirrje për dialog politik, për të arritur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Gjatë një konference për shtyp nga Tirana së bashku me ministrin tonë të Jashtëm Ditmir Bushati, Koenders komenti edhe krizën politike në vend.

Ai apeloi për dialog me palëve në mënyrë që të avancohet me zbatimin e vetingut dhe reformës në drejtësi.

“Nuk duan të ndërhyj në çështje të brendshme, por mund të them që të ketë dialog politik, të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të bëni progres në procesin e vetingut dhe jemi në mbështetje të qeverisë në këtë fushë.

Ndryshimet kushtetuese të miratuar me unanimitet të mund të zbatohen. U bëj thirrje gjitha partive që të mbështesin proceset dhe njerëzit presin që të realizohet reforma në drejtësi”, tha ndër të tjera ministri i Jashtëm holandez. //Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne