Muhamed Morsi dhe vdekja e demokracise ne vendet arabe

 

Dje nderroi jete ish presidenti i zgjedhur i Egjiptit Muhamed Morsi brenda nje gjykate ne Egjipt. Lidhur me ish presidentin egjiptian Muhamed Morsi dhe Vellazerine Muslimane historiani i njohur Olsi jazexhi ka folur shkurtimisht dhe ne menyre te permbledhur.

Hostoriani thote se Vellazeria Muslimane muslimane ishte levizja kryesore qe ka luftuar gjithmone per demokracine e Egjiptit dhe per rrezimin e diktaturave si ajo e Hosni Mubarekut ne Egjipt ne vitin 2011. Megjithese Muhamed Morsi i Vellazerise Muslimane arriti te fitonte zgjedhjet ne menyre demokratike ai qeverisi vetem nje vit sepse u rrezua me nje grusht shteti te drejtuar nga junta ushtarake e Abdulfetah El Sisit. Morsi ka qene njeri i arsimuar ne SHBA, profesioni i tij ishte inxhinier dhe gjithashtu ka qene prej vitesh deputet ne parlamentin e Egjiptit. Ne vitin 2011 Morsi ishte nga themeluesit e Partise se Lirise dhe Drejtesise, parti e inspirur nga partia AK e Erdoganit ne Turqi.

Vellazia Muslimane eshte nje organizate nderkombetare e themeluar nga Hasan Elbena ne vitin 1928. Vellazia Muslimane u themelua si nje organziate revulocionare arabe me nje qellimin kryesor te kthimit te muslimaneve ne Islam dhe te kundershtimit te pushtimeve koloniale ndaj vendeve muslimane sidoms pushtimit te Palestines nga Izraeli. Influenca e saj nisi te rritej me kalimin e viteve dhe arriti qe te behej nje levizje influencuese per shume levizje dhe vende te botes islame. Mbeshteja e saj aktuale vjen nga Turqia dhe Katari por ajo gezon simpati edhe nga Irani.

Megjithese levizja Vellazeria Muslimane ka qene nje levizje progresiste, per disa vende arabe ajo eshte konsideruar levizje terroriste per shkak te politikave te saj demokratike dhe per implementimin e zgjedhjeve demokratike, gje qe eshte pare si fund per elitat e udheheqesve diktatore ne Lindjen e Mesme.

Slogani i levizjes islame Vellazeria Muslimane eshte “Islami eshte zgjidhja”.

Vellazia Muslimane ka hasur pergjate gjithe historise se saj konflikte me drejtuesit e Egjiptit, te cilat kulminuan me rrezimin e Mubarekut ne vitin 2011. Levizja ka influencuar shume levizje politike dhe clirimtare, si dhe parti ne boten arabe dhe ate islame.

Muhamed Morsi, anetar i levizjes Vellazeria Muslimane, ishte presidenti i vetem i historise se Egjiptit i zgjedhur ne menyre demokratike drejtperdrejt me voten e popullit. Zgjedhja e Morsit ne menyre demokratike i tregoi islamofobeve dhe botes se demokracia ne boten arabe arrin te funksionoje.

Historiani shtjellon edhe nje pytje se cila ishte arsyeja qe ne Egjipt presidenti i zgjedhur ne menyre demokratike te berbente problem dhe te rrezohej me grusht shteti nga gjenerali Abdul fath Al sisi? Arsyet, thote historiani, lidhen me interesat gjeopolitike te Izraelit dhe Perendimit ne Lindjen e Mesme. Zgjedhja e Morsit dhe Vellazerise Muslimane ne krye te vendit shihej si nje rrezik i madh per interesat e Perendimit dhe Izraelit. Per kete arsye u orkestrua edhe rrezimi me dhune i qeverise se Morsit. Me vone Mursi u shpall spiun dhe treadhetar dhe qe prej vitit 2013 derin ne 17 qershor 2019, kohe kur edhe vdiq, ai eshte mbajtur i burgosur prej diktaures se instaluar te Sisit.

Sot e kesaj dite Egjipti vazhdon te jete diktature ushtarake. Anetaret e Vellazerise Muslimane vazhdojne te mbahen te burgosur. Liria dhe demokracia qe erdhi gjate periudhes se Morsit nuk ekziston me. Demokracia e zbatuar nga Vellazeria Muslimane ne Egjipt apo nga Partia AK ne Turqi jane demokraci qe nuk i pelqejne Perendimit. Kjo lloj demokracie eshte kunder kolonializmit perendimor dhe vjedhjes se pasurive te popujve te botes islame. Prandaj Perendimi, per interesat e veta do qe vendet e botes arabe te qeverisen nga diktatura. Me shpalljen si organizate terroriste te Vellazerise Muslimane dhe me vdekjen e Muhamed Morsit demokracia ne Egjipt ka vdekur. Kete lloj demokracie Perendimi nuk e ka dashur dhe nuk e do. Ate qe Perendimi do eshte islami i Al Kaedes dhe ISIS-it, nje Islam qe vret njerez ne emer te Allahut por qe nuk eshte Islam./Gazeta Impakt

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne