NATO mblidhet për të diskutuar mbi Lindjen e Mesme

Këshilli Veriatlantik vendosi që të mblidhet për të vlerësuar zhvillimet pas vrasjes së komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani.

Një zyrtar i NATO-s, në deklaratën për AA tha se axhenda e Këshillit Veriatlantik që do të mblidhet në nivelin e ambasadorëve do të jetë Lindja e Mesme.

Zyrtari bëri të ditur se vendimi për mbledhje është marrë pasi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar bisedime me aleatët.

NATO më parë kishte njoftuar se përkohësisht ka pezulluar aktivitetet stërvitore në Irak pas vrasjes së Soleimanit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne