Ndarja e rajonit të Kurdistanit, mundësia ekziston?

Niveli i lartë i mosmarrëveshjeve mes grupeve kurde dhe akuzuat që ata ngrenë kundër njëri tjetrit, ka ngjallur pyetjen se rajoni i Kurdistanit do të ndahet nga Iraku apo jo?

Sipas një njoftimi të agjencisë Masale të Irakut, mes grupeve kurde në rajonin e Kurdistanit janë shtuar shumë tensionet dhe mosmarrëveshjet pasi ata akuzojnë njëri tjetrin dhe kanë divergjenca të shumta lidhur me ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku. Shkaku i mosmarrëveshjeve mes grupeve kurde përsa i përket referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit, është për arsye se embargoja e vendosur ndaj rajonit në fjalë, ndërprerja e lidhjeve me jashtë, si dhe problemet financiare të krijuara, po ndikojnë drejtpërsëdrejti tek shoqëria kurde e rajonit të Kurdistanit dhe jo tek Masud Barzani apo familja e tij.

Ndërkohë partia e Masud Barzani ka ngritur akuza ndaj partisë Unioni Kombëtar i Kurdistanit. Për momentin partia Demokratike e Kurdistanit e kryesuar nga Masud Barzani, akuzon partinë Unioni Kombëtar se ka kryer tradhti me largimin e saj nga periferia e Kirkukut dhe dorëzimin e kësaj province tek forcat popullore Hashd Shaabi. Sipas pretendimeve të partisë Demokratike të Kurdistanit, partia Unioni Kombëtar i kryesuar nga Xhelal Talebani disa rajone në periferi të provincës Kirkuk sipas një akordi të arritur me forcat popullore Hashd Shaabi, ia ka dorëzuar këtyre forcave. Mosmarrëveshjet e krijuara mes këtyre dy partive tani janë bërë të qarta dhe haptazi dhe nëse ato vazhdojnë me këtë ritëm, jo vetëm që nuk mund të flitet për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut por ekziston mundësia e një konflikti të brendshëm, i njëjtë me atë të viteve 90 ku në atë kohë Masud Barzani për të mundur rivalin e tij Xhelal Talebani, përdori ndihmën e forcave të Sadam Huseinit.

Mesazhi i qeverisë irakiane për kurdët

Mesazhi i dërguar nga Qeveria e Bagdadit dhe personalisht kryeministri Hejdar Ebadi, se masat ndëshkuese për shkak të referendumit separatist do të prekin direkt Masud Barzanin dhe jo banorët e rajonit të Kurdistanit, është një mesazh që ka shkaktuar irritimin e kurdëve ndaj Barzanit dhe ndaj aventurave të tij për ndarjen e rajonit. Për këtë kurdët janë bërë më nacionalistë dhe më të vendosur për të ruajtur fuqinë e tyre.

Cilat janë shqetësimet e Barzanit?

Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut në një mesazh të tij ka thënë se ushtria nuk do të veprojë kundër asnjë shtetasi kurd dhe se veprimet e qeverisë janë në interes të tyre. Pikërisht ky mesazh ka shqetësuar tejmase Masud Barzanin kryetarin e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Barzani frikësohet se deklarata e tij mbi atë se qeveria e Bagdadit është kërcënim për kurdët e Kurdistanit, do të bëhet e qartë se është një deklaratë false. Kjo do të detyrojë përkrahësit e Barzanit dhe ndoshta përkrahësit më të afërt të tij që të largohen dhe distancohen prej Barzanit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne