Ndikimi i “faktorit ikhwan”në marrëdhëniet saudo-turke

Marrëdhënia në mes Ankarasë dhe Riadit ka filluar menjëherë të ftohet pas grusht shtetit ushtarak në Egjipt me të cilin ishte përmbysur presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursi. Të gjithë e dinë se Arabia Saudite ka mbështetur grusht shtetin, e ka financuar dhe akoma po financon regjimin i cili është themeluar, gjersa Turqia ishte e vetmja e cila ka dal kundër saj.

Mediat saudite, në vend se me fakte racionale dhe logjike të mbrojnë procesin e shtetit të tyre, menjëherë kanë nis fushatën kundër Erdoganit dhe qeverisë turke duke i shpall”ihvan” pjesëtarë të Vëllezërve mysliman, edhe pse Turqia nuk e ka mbrojt lëvizjen si të tillë, por drejtat e njeriut dhe parimet demokratike, dhe e ka kundërshtuar grusht shtetin ushtarak si metodë të veprimit politik.

Pas grushtshtetit ushtarak në Egjipt rreth 100.000 njerëz janë burgosur dhe janë nënshtruar llojeve të ndryshme të abuzimeve, mijëra janë vrarë dhe plagosur të pafajshëm. Rreth 60.000 akoma gjenden në burg në kushtet johumane, të ekspozuar në torturat e përditshme, pa përkujdesje adekuate mjekësore, pa gjykim të drejtë… këta njerëz pa marr parasysh në përkatësin fetare dhe ideologjike meritojnë të kenë drejtë mbrojtjeje. Turqia ka bërë atë që është obligim i të gjitha shteteve, posaçërisht myslimane, që të ngrit zërin kundër trajtimit johuman të regjimit të ri egjiptian kundër kundërshtarëve ideologjik. Kjo s’ka kurrfarë lidhje a është në pyetje Lëvizja e Vëllezërve mysliman.

Kjo lëvizje sot është prezent në botë dhe e organizuar mirë. Në disa shtete partia e tyre është në pushtet, në disa pjesë e qeverisë së koalicionit, e në disa paraqet opozitën më të fortë. Ata janë të aftë në vendosje në disa shtete, e jo vetëm në një, kjo Lëvizje që moti në mënyrë të qartë dhe decidivisht e ka refuzuar dhunën dhe terrorizmin si metodë të veprimit të tij. Është e vërtetë se ekzistojnë individ, kryerësit të veprave terroriste, të cilët dikur ishin pjesëtar të kësaj Lëvizjeje, por është fakt se këta individ natyrën e tyre të dhunshme e kanë shfaq pasi që janë ndarë nga Lëvizja, prandaj është jo e drejtë të fajësohet kjo Lëvizje për veprimet e individëve të cilët kanë braktisur Lëvizjen.

Arabia Saudite do të duhej të kuptojë se përvoja turke është tërësisht e ndryshme nga ihvaniane, por për Turqinë Lëvizja e Vëllezërve myslimane është realitet i pamohueshëm i botës islame të cilën duhet pranuar. Njëjtë, në vend të thellimi të hendekut në mes Arabisë Saudite dhe Iranit, Turqia po përpiqet të afrojë qëndrimet e tyre.

Frika saudite nga ihvanizmi nuk është e arsyeshme, pasi që nuk ka asnjë provë e qartë se kjo lëvizje është e orientuar armiqësisht kundër dinastisë saudite në Arabi. Anash mbesin qëndrimet e disa individëve të cilët nuk janë relevante. Sa janë Vëllezërit mysliman të kujdesshëm të kenë marrëdhënie të mira me dinastinë mbretërore saudite më së miri shihet nga ajo se kjo lëvizje, përkundër mbështetjes saudite Sisit dhe fushatës fuqishme kundër Lëvizjes së tyre, ajo është përmbajt nga komentimet e fuqishme dhe të pamatura kundër Arabisë Saudite.

Se dinastia Saud po të ishte e gatshme në mënyrë të drejtë të mas se cilët i ka miqtë të vërtetë, do të kuptonin se në botën islame përveç Vëllezërve mysliman nuk kanë asnjë lëvizje të fuqishme dhe me ndikim shoqëror e politik i cili është i gatshëm në miqësi të sinqertë dhe aleancë me dinastinë.

Në atë masë e cila është e paarsyeshme frika nga Vëllezërit mysliman të cilët i shndërron në veprimtarinë politike të drejtuar kundër një grupi të madh të myslimanëve në atë masë sa që Arabia Saudite po minon themelet e shoqërisë së saj.

Ky shkrim përfundon me shënimin se arsyeja e shkrimit të tij është se në këtë muaj të bekuar të Ramazanit të bëjë të mundshëm dritën e imperativit kur’anor:” Besimtarët janë vetëm vëllezërit, ashtu pajtoni dy vëllezër të juve dhe frikësohuni Allahut për t’ju treguar mëshira”(Huxhurat, 10).

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne