Ndodh edhe kjo! Ne Francë, gruaja e dhunuar e denoncon bashkëshortin katolik si “islamist”

Një grua në Francë që iu nënshtrua dhunës nga burri i saj, e ka denoncuar bashkëshortin katolik të armatosur si “islamist radikal”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Nimes, ku një grua e dhunuar nga burri i saj ka thirrur policinë, duke u thënë se burri i saj është “islamist radikal” dhe mban armë në mënyrë të paligjshme.

Policia franceze, e cila vuri në shënjestër muslimanët dhe organizatat islame pasi javën e kaluar një mësues u gjet i vdekur, zbuloi se burri në fjalë ishte “katolik konservator” dhe se armët në shtëpi mbaheshin legalisht.

Autoritetet kanë nisur hetim kundër burrit për dhunë në familje dhe gruas për shpifje.

Ndryshe, trupi i një mësuesi u gjet me kokë të prerë më 16 tetor në komunën Conflans Sainte-Honorine.

Autoritetet franceze deklaruan se mësuesi u vra nga një person i cili atë natë mbante një thikë në dorë në afërsi dhe u vra nga policia pasi u arratis.

Pas vdekjes së mësuesit për të cilin u raportua se në një orë mësimore në shkollë nxënësve u ka treguar karikatura në të cilat Profeti Muhamed paraqitet në mënyrë të shëmtuar, policia franceze vuri në shënjestër muslimanët me pretendimin se kanë shprehur mesazhe mbështetëse për vrasësin.

Policia kreu bastisje në mbi 50 xhami dhe shoqata në mbarë vendin.

Macron kishte shënjestruar Islamin

Presidenti francez Emmanuel Macron kishte njoftuar më 2 tetor se qeveria e tij kishte përgatitur një projektligj mbi luftimin e ideve “separatiste islamike” dhe do ta paraqiste atë në Këshillin e Ministrave më 9 dhjetor.

“Islami duhet të strukturohet në mënyrë që të bëhet partner i republikës”, ishte shprehur Macron, duke pretenduar se “muslimanët në Francë kishin një ideologji që mbronte idetë separatiste” dhe se këta njerëz i konsiderojnë ligjet e tyre superiore ndaj atyre të Francës.

Në një deklaratë pasi mësuesi u gjet i vdekur më 16 tetor, presidenti i Francës e përshkroi incidentin si “sulm terrorist islamik”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne