Në mes të Berlinit pjekin qengja, vjen policia, zjarrfikësit…

Mediat gjermane kanë raportuar se policia e Berlinit ka intervenuar në një park, në të cilin një grup njerëzish ka pjekur në hell 12 qengja.

Hellet, siç njoftoi policia, kanë qenë të kyçur në akumulatorë të veturave.

Kafshët në hell i ka pjekur një grup njerëzish nga Bosnja e Hercegovina, shkruan “Der Tagesspiegel”.

Askush s’ka dashur ta marrë përgjegjesinë”, ka thënë policia, e cila i ka thirrur edhe zjarrfikësit për shkak të prushit në tokë.

“Rreth 150 njerëz ishin shtrirë nëpër livadh, fëmijët vraponin rreth prushit të nxehtë dhe mbi të – qengja. Gjithsej dymbëdhjetë. Rrotulloheshin në hell mbi qymyrin e ndezur, në diell. Të gjithë i sillte bateria e akumulatorit”, ka shkruar policia në Facebookun e vet.

Nga policia kanë njoftuar se skara në atë park është e lejuar, por jo në mënyrën siç e kanë bërë këtë boshnjakët, sepse me sjelljen e papërgjegjshme kanë rrezikuar përhapjen e zjarrit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne