Në Mianmar amnistohen mbi 24.000 të burgosur

Mianmari sot ka filluar t’i lirojë dhjetëra mijëra të burgosur pasi presidenti Win Myint njoftoi një amnisti në ditën e parë të Vitit të Ri tradicional.

Zyra e Presidentit në një deklaratë tha se amnistia e pakushtëzuar e 24.896 të burgosurve është shtrirë në baza humanitare si një gjest për të mirëpritur Vitin e Ri.

Më tej shtohet se të gjithë të burgosurit do të shohin shkurtimin e kushteve të tyre të burgut ndërsa dënimi për të burgosurit me vdekje është kthyer në burg të përjetshëm.

Human Rights Watch me qendër në New York në fillim të prillit i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit të zvogëlojë të numrin e të burgosurve në burgjet e saj për të kufizuar përhapjen e COVID-19 duke liruar të burgosur politikë, të paraburgosur dhe të burgosur me rreziqe të larta shëndetësore.

“Të burgosurit në burgjet dhe kampet e punës tepër të mbingarkuara dhe johigjienike në Mianmar përballen me rreziqe shëndetësore, dhe autoritetet e burgut nuk janë të pajisura për t’i trajtuar ata që sëmuren me COVID-19”, tha drejtori i Azisë Brad Adams.

“Autoritetet duhet të veprojnë menjëherë për të shmangur një katastrofë shëndetësore plotësisht të parashikueshme”, tha ai në një deklaratë të lëshuar më 3 prill.

Sipas HRW-së, sistemi i burgjeve të Mianmarit, i përbërë nga 46 burgje dhe 50 kampe pune në të gjithë vendin, ka rreth 92,000 të burgosur, por ka një kapacitet zyrtar vetëm 66,000.

Një zyrtar në departamentin e burgut për AA tha se lirimi ndihmon për të frenuar përhapjen e koronavirusit midis të burgosurve.

“Është e vërtetë se burgjet janë goxha të mbipopulluara”, tha përmes telefonit Min Tun Soe, zv/drejtori i Departamentit të Burgjeve.

“Ishim të shqetësuar nëse dikush në burg infektohet dhe përhap atë te të tjerët,” tha ai.

“Kështu që ulja e numrit të të burgosurve tani është një hap i mirëpritur në vazhdën e pandemisë”.

Mianmari raportoi gjithsej 85 raste të konfirmuara të koronavirusit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne