“Negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin të padobishme”

Kryetari i Byrosë politike të Hamasit, Halid Meshal tha se dokumenti politik i Hamasit paraqet vizionin e ri për kauzën e Palestinës dhe shërben për interesat e saj kombëtare. Ai shtoi se negociatat e drejtpërdrejta në këtë proces me Izraelin janë të padobishme dhe të rrezikshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me dokumentin politik të Hamasit i cili paraqet vizionin e ri të tij Meshal tha: “Dokumenti politik i formuar me një konsensus brenda Hamasit ka krijuar një kënaqësi të madhe brenda lëvizjes. Ky dokument reflekton hapjet dhe zhvillimet e bëra në politikat dhe mendimet pa bërë tolerime në thelbin, parimet e lëvizjes dhe të drejtat e popullit të Palestinës”.

Pasi ka cekur moskënaqësinë e Izraelit nga dokumenti në fjalë i cili përcakton parimet dhe politikat e përgjithshme të lëvizjes, Meshal tha se “Izraeli është i shqetësuar se Hamasi i cili ndodhet pranë popullit të Palestinës ka paraqitur një imazh me ide të hapura dhe të vetëdijshëm që do të sjellë komunikimin e shëndetshëm me botën”.

“Izraeli dëshiron të shohë një Hamas të dobët që përdor një gjuhë politike të ashpër në këto territore. Ndërsa Hamasi vepron përkundër kësaj. Paraqitja e një mendjeje politke me qasje të hapur dhe ide të moderuar nga Lëvizja e cila krahas komunikimit me popullin bën më të shëndetshëm kumunikimin rajonal dhe ndërkombëtar krijon shqetësime tek Izraeli”.

“Izraeli përpiqet gjithmonë që populli ynë të përmendet përmes ekstremizmit dhe terrorit. Me këto akuza përpiqet të mbulojë qëllimin e vërtetë të gjakderdhjes, grabitjes së territoreve, refuzimin në një zgjidhjeje të drejtë dhe nënvlerësimin e komunikimit me botën. Hamasi beson se ky dokument do të ndihmojë që qëndrimi i lëvizjes dhe popullit palestinez të arrijë në një gamë më të madhe dhe të fitojë më shumë mbështetës në botë”, tha Meshal duke vënë theksin se Izraeli po përpiqet të njollosë imazhin e Palestinës.

“Nuk janë pjekur kushtet për bisedime të drejtpërdrejta”

Pasi ka cekur çështjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin Meshal ka theksuar se “Në parim zhvillohen negociata me armiqtë në situata të nevojshme. Kjo është një politikë e hapur për ndryshim. Lëvizjet apo shtetet nëse ndodhen në një situatë të detyruar në arritjen e qëllimit kanë të drejtë të negociojnë. Por duhet të pritet situata dhe koha e përshtatshme për të formuar ekuacionin e pushtetit në mënyrë që të detyrojë armikun të na japë të drejtën tonë. Historia e muslimanëve është e mbushur me këto lloje shembujsh”.

Duke theksuar se Hamasi aktualisht po ndjek një politikë për të mos zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, Meshal ka vazhduar më tej:

“Sepse aktualisht nuk janë pjekur kushtet për të zhvilluar negociata serioze. Armiku nuk ka një qasje për paqe, injoron të drejtat tona dhe nuk vëren ndonjë faktor që do ta detyrojë njohjen e të drejtave tona. Negociatat që do të zhvillohen drejtpërdrejt me Izraelin në këtë proces janë të padobishme dhe të rrezikshme. Izraeli tashmë e ka bërë zakon të përdorë negociatat në fjalë në marrëdhëniet ndërkombëtare për të gënjyer botën se është pro paqes. Izraeli përdor këtë gënjshtër për të grabitur territoret palestineze, për të ndërtuar njësitë e vendbanimeve hebreje”.

Pasi ka vënë në dukje se Izraeli negociatat në fjalë i përdor për të konsumuar qëndrimet e arabëve dhe palestinezëve Meshal ka thënë se “Pas çdo raundi të negociatave ku kanë mbaruar tërheqjet dhe kompromiset fillon një raund tjetër, dhe kjo përbën një rrezik shumë të madh”.

Dokumenti politik dhe komuniteti ndërkombëtar

“Ky dokument bart objektivat e refuzimit të akuzave të padrejta të drejtuara ndaj lëvizjes dhe forcon imazhin e kauzës sonë në botë si dhe me të gjithë formësimet e tij i përcjell kauzën komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu në luftën me gënjeshtrat e Izraelit lëvizja jonë synon të arrijë fitime në arenën rajonale dhe ndërkombëtare për popullin dhe kauzën tonë”, thekson Meshal.

Duke u bërë thirrje vendeve të botës që të jenë të hapur për lëvizjet e rezistencës dhe komponentët e ndryshëm të popullit palestinez si dhe të lënë mënjanë parakushtet, Meshal tha se pikërisht këto janë parakushte që dëshiron të vendosë Izraeli dhe jo vendet e botës.

Ndër të tjera pasi u ka bërë thirrje vendeve të botës që të tregojnë një qasje të drejtë dhe serioze në çështjen e kauzës së Palestinës ku populli palestinez të përcaktojë vetë lirinë dhe fatin e tij, Meshal ka kërkuar nga këto vende që të shohin se problemi i vërtetë janë pushtimi, politika, zbatimet dhe qëndrimi i Izraelit.

Ndikimi i dokumentit tek lëvizjet islame

Ai potencoi edhe çështjen e ndikimit të dokumentit politik mbi përvojat politike në fushat teorike dhe praktike të lëvizjeve islame.

“Hamas nëpërmjet ideologjisë politike dhe performancës ofron një model shembull që e beson dhe e zbaton. Mendojmë se kjo do të jetë modeli më i përshtatshëm për lëvizjet serioze dhe të zhvilluara. Ky model me traditën dhe modernitetin bashkon respektimin, fleksibilitetin, zgjerimin dhe rinovimin e parimeve. Në këtë mënyrë arrihet në sukses, realizohen objektivat ku dhe në këtë mënyrë forcohet besimi dhe kënaqësia mes anëtarëve të lëvizjes”, tha Meshal.

“Si Hamas në të njëjtën kohë ne përfitojnë nga përvoja në rajon dhe në botë. Shpresojmë që edhe lëvizjet e tjera do të përfitojnë nga përvoja e Hamasit. Bashkë me këtë ne kuptojmë edhe diversitetin e rrethanave dhe mjedisit mes lëvizjeve”, shtoi ai.

Theksi në lëvizje dhe shërbim të popullit

Duke shprehur se pas përfundimit të detyrës në Hamas do të vazhdojë në mënyrë të pavarur ti shërbejë lëvizjes dhe popullit të tij dhe se do të merret me vështirësitë dhe çështjet e ndryshme humanitare të popullit të tij Meshal ka përfundnuar fjalën e tij:

“Me ndihmën e Allahut, Hamasi ka paraqitur një model të ndryshëm në politikë dhe rezistencë. Ky është një model i cili është pionier në thellësi për këshillat dhe demokracitë në rinovimin e institucioneve dhe liderëve që ofron vazhdimësinë e roleve dhe punimeve pa përjashtim në pozicionet e liderëve”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne