Neutralizohet një sulm i mercenarëve sauditë në Jemen

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit Jahja Sarei njoftoi neutralizimin e një sulmi të mercenarëve sauditë në qendër dhe jug të vendit.

Sipas zëdhënësi Sarei, mercenarët sauditë kanë sulmuar provincën Maareb në qendër dhe Dhaleh në jug të Jemenit. Në reagimin e ushtrisë së Jemenit janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë si dhe arrestuar shumë prej tyre. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne