Bota

Një dhuratë për të shtrenjtin: Galloway kritikon ashpër marrëzinë e Mbretërisë së Bashkuar në etiketimin e krahut politik të Hezbollahut si terrorist

Politikani i Britanisë së Madhe thotë se qeveria po i vë interesat e Izraelit përpara vetes me futjen në listën e zezë të krahut politik të Hezbollahut dhe shtoi se një percaktim i tillë do të bëjë marrëdhëniet diplomatike me Bejrutin “të paarritshme”.

“Hezbollahu është një forcë e madhe parlamentare dhe qeveritare në Liban, një vend mik, dhe ky vendim do t’i bëjë të pamundura marrëdhëniet britanike me Libanin”, tha George Galloway për RT.

Grupi që mbështet nga shitët është partia e dytë më e madhe në koalicionin qeverisës të vendit dhe mban dy vende në kabinet.

Të hënën, qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se tani e tutje të gjitha pjesët e Hezbollahut do të trajtohen si organizata terroriste, pasi ai e ka humbur aftësinë për të “bërë dallimin midis krahut ushtarak tashmë të ndaluar dhe partisë politike”, të cilat akuzohen për “tentativa të destabilizimit të situatës së brishtë në Lindjen e Mesme”.

Krahu ushtarak i Hezbollahut ka qenë në listën e zezë që nga viti 2008.

Koha e vendimit për tju bashkuar SHBA-së dhe Kanadasë si të vetmet fuqi të mëdha perëndimore që e përshkruajnë Hezbollahun te gjithin si terrorist nuk përbën një aksident në sytë e Gallowayt.

“Kjo është një perulje para (Benjamin) Netanyahut për ta ndihmuar atë qe të fitojë fushatën zgjedhore”, tha Galloway në lidhje me kryeministrin izraelit, i cili shumicën e kapitalit te levizjes se tij politike e ka luajtur me kërcënimin nga Hezbollahu.

Izraeli shkon në votime më 9 prill, ku Netanjahu pretendon se do të ruajë pozitën e tij si kryeministër.

Nëse Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar e miraton klasifikimin, çdokush brenda vendit që e deklaron veten si anëtar i Hezbollahut ose kërkon mbështetje në emër të tij mund të përballet me burg.

Megjithatë Galloway beson se nuk do të ketë ndjekje penale dhe as nuk do të ketë ndonjë impakt në qëndrimin, strategjinë ose veprimet ndërkombëtare të Hezbollahut.

“Është një marrëzi që nuk ka kuptim. Hezbollahu nuk ka nevojë për aprovimin e qeverisë britanike, ai kërkon vetëm mbështetjen e popullit libanez dhe popullit më të gjerë arab, të cilet i ka me bollëk”, tha ish-politikani laburist.

“Pse Hezbollahut i nevojitet sanksionimi i Theresa May-t ?”

Pavarësisht kritikave të ashpra që e quajtën lëvizjen si të pakuptimtë, ish-deputeti i Bradford West dhe aktualisht një kontribues në RT, pret që përcaktimi të vendoset përmes parlamentit.

“Nuk pres që dikush në parlamentin britanik ta kundërshtojë këtë, kryesisht për shkak se nuk jam më në parlament”, tha Galloway./rt/Gazeta Impakt

OPINIONE