Një tërmet 5,5 ballë godet Kinën

Një tërmet 5,5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur rajonin autonom Sinkiang-Ujgurit në Kinë.

Qendra e Rrjeteve për Tërmete në Kinë njoftoi se një tërmeti 5,5 ballë ka goditur qarkun Payziwat të provincës Kashgar pranë rajonit Sinkiang në perëndim të Kinës. Pas tërmetit rajoni u godit edhe nga 3 lëkundje të tjera.

Tërmeti është regjistruar 8 kilometra në thellësi të tokës, ndërkaq nuk raportohet për të vdekur apo të plagosur nga tërmeti.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne