OBSH: 4,4 % e shqiptarëve vuajnë një herë në jetë nga depresioni

Organizata Botërore e Shëndetit në një studim të saj shprehet se shprehet se 4,4 përqind e popullsisë vuan, do të vuaj ose ka vuajtur një herë nga sëmundja e depresionit. Kjo e dhënë tregon një rritje të pazakontë të numrit të të sëmurëve me depresion në krahasim me vendet e tjera të botës.

Po ashtu, në vend nuk ka mjaftueshëm mjekë psikiatër për të trajtuar të sëmurët me probleme mendore.

Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë për numrin e mjekëve psikiatër— me vetëm një psikiatër për 100 mijë persona; një psikiatër për 2 pacientë dhe 635 shtretër në total në të gjithë vendin.

Sipas një studimi të fundit të INSTAT, 60 deri në 70 për qind e shqiptarëve vuajnë nga depresioni një herë në jetë, dhe ka vetëm 25 mjekë të specializuar për këtë sëmundje në të gjithë vendin. Por të dhënat e studimit nuk tregojnë nëse numri i pacientëve ëshët rritur si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja apo është si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimti të popullsisë mbi këtë sëmundje.

Gjithashtu sipas EUROSTAT, vendi jonë renditet i fundit në rajon përsa i përket raportit mjek për 100 mijë qytetarë. Përpara nesh renditet Turqia me 5 mjekë, Bullgaria me 9 mjekë, Maqedonia e Veriut me 9 mjekë, Mali i Zi me 11 mjekë dhe Serbia me 13 mjekë.

Ndërsa raportin më të mirë mjekë për qytetarë e kanë vendet e zhvilluara si Zvicra, Gjermania, Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne