Organizata CRCA kërkesë Presidentit të mos dekretojë ligjin Për Rininë

Organizata Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) i kërkoi Presidentit Meta të mos dekretojë ligjin e ri “Për Rininë”, duke e konsideruar si “cenim të të drejtave të njeriut të garantuara nga Kushtetuta dhe nga konventa ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria”.

Ligji miratua nga Komisioni i Edukimit dhe Medias më 15 tetor dhe më pas në parlament me 79 vota.Tani i ka kaluar Presidentit për dekretim.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit, organizata thekson se ligji “promovon korrupsion dhe mungesë llogaridhënie të zyrtarëve publikë në nivel lokal dhe qëndror”. Ata shtuan se ligji u jep politikanëve mundësinë për të kontrolluar organizatat rinore dhe shoqërinë civile në nivel kombëtar, ”duke vendosur një precedent të rrezikshëm që cenon parimet bazë të demokracisë”.

Sipas tyre, miratimi i ligjit do të mohonte të drejta të caktuara për të rinjtë, përfshirë arsimin falas, marrjen e Kartës së Studentit dhe përdorimin e shërbimeve të tjera.

Organizata thekson se ligji ka “mungesa thelbësore” në përafrimin me legjislacionin e BE dhe të Këshillit të Europës.

CRCA i bën thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjin, i cili do të kishte një ndikim negativ mbi jetët e rreth 680 mijë të rinjve në Shqipëri.

CRCA ka depozituar në janar një projektligj Për Rininë në parlament. Ky projektligj u injorua nga parlamenti. Projektligji propozonte krijimin e një Avokati të Popullit për të Rinjtë, një kordinator kombëtar, kuota në përfaqësim dhe vendimarrje si dhe një buxhet më të madh për të rinjtë./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne