“Ose lekët, ose plumbin”, Artan Hoxha: Mund të kisha marrë lekët, por unë zgjodha…

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në televizionin Abc News, videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë në një ambient publik.

Hoxha tha se në këtë rast mund të ishte “rregulluar” me personat e prekur nga kjo ngjarje, duke marrë paratë dhe duke mbyllur gojën, siç ndodh shpesh në raste të tilla, por ai zgjodhi ta publikojë skandalin edhe pse mund të jetë i kërcënuar.

“Si te ‘Narcos’, që transmetohet në një televizion kombëtar. Eskobari të bën të zgjedhësh ose lekët ose plumbin. Unë kam zgjedhur ta mbyll jetën në këtë profesion. Do bëj gjithcka që vendi të përparojë dhe fëmijët të mos më largohen jashtë vendit”, u shpreh Hoxha.

Lefter Alla, u kandidua nga Edi Rama për kryebashkiak në Bulqizë, në zgjedhjet moniste të 30 Qershorit. Slogani i fushatës ishte “Lefte Alla, për Bulqizën që duam!”. Më poshtë mund të ndiqni videon e Allës, i cili sipas Artan Hoxhës, është personi që po konsumon kokainë.

/TPZ

VIDEO:

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne