Pakistan, 20 të vdekur nga fundosja e furgonit në lumë

Së paku 20 persona thuhet se kanë vdekur sot në mëngjes pasi një furgon pasagjerësh u fundos në lumin Indus në veri të Pakistanit.

Furgoni që transportonte 25 pasagjerë ra në lumë në rrethin Skardu, një destinacion i famshëm turistik, i cili kufizohet me Kinën.

Ghulam Murtaza, ndihmës komisioner i rrethit u tha gazetarëve se aksidenti duket se ishte si pasojë e shpejtësisë, një shkak i zakonshëm i disa incidenteve të ngjashme në rajonin malor.

Transmetuesi lokal GNN raportoi se 12 trupa janë gjetur nga shpëtuesit, ndërsa pesë të tjerë janë të lënduar. Kërkimi për 8 pasagjerët e zhdukur është duke u zhvilluar.

Murtaza tha se është shpallur urgjencë në spitalet e rrethit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne