Patrulla e përbashkët Turqi-Rusi në Sirinë veriperëndimor goditet nga eksplozivi

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se një eksploziv i vendosur nga terroristët goditi patrullën e përbashkët të trupave turke dhe ruse në veriperëndim të Sirisë, duke shkaktuar dëme, por pa viktima.

Në deklaratën e ministrisë turke thuhet se trupave që kryenin patrullën e tyre të 21-të të përbashkët në Idlib, zonë e armëpushimit në Siri, iu shënjestruan automjetet e tyre nga një eksploziv në rrugë.

Në sulm nuk pati humbje në jetë njerëzish, por dy automjete në autokolonë pësuan dëme të pjesshme.

Ministria njoftoi se patrullimet e përbashkëta do të vazhdojnë me vendosmëri dhe me të gjitha masat e nevojshme.

Grupi terrorist nuk u emërua, por YPG/PKK-ja ka qenë aktive në rajon.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Këtë mars, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje duke i nxitur palët të “ndalin të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit” në zonën e de-eskalimit në Idlib.

Protokolli tha se patrullimet e përbashkëta turko-ruse do të fillojnë më 15 mars përgjatë autostradës M4 në Idlib.

Idlibi prej kohësh ka qenë nën rrethim nga forcat e regjimit të Bashar al-Assad-it dhe aleatët e tij, ndërkohë armëpushimet e mëparshme në rajon disa herë u shkelën.

Turqia ka punuar për të mbrojtur popullsinë lokale civile, si dhe për të hequr qafe rajonin më të gjerë të elementeve terroriste./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne