PD pas arrestimeve: Janë rrëmbyer njerëz në rrugë, pa qenë fare në protestë

Vëniet në pranga të protestuesve pas tubimit të djeshëm, për Partinë Demokratike janë arrestime politike.

Ishte Edi Paloka ai që reagoi sot në emër të partisë më të madhe të opozitës, duke dënuar arrestimin e protestuesve paqësorë, sipas opozitës, ndërsa shtoi se janë vënë pranga me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit të tij të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

 

Sipas Edi Palokës kanë qenë edhe njerëz që janë ‘rrëmbyer në rrugë, pa qenë fare në protestë”. 

Shqipëria i vetmi vend anëtarë i NATO-s me të burgosur politik. PD dënon me ashpërsi ndalimin dhe arrestimin e  protestuesve paqësorë, kundër të gjithëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra qytetarë të arrestuar me urdhër të Ramës dhe LLeshaj. Strategjia e përçarjes, terrorit e dhunës ka dështuar.

Që prej 16 shkurtit Edi Rama është një kufomë politike. Është fakt se në gjyqe kanë rezultuar të ndaluar edhe njerëz që janë rrëmbyer në rrugë pa qenë fare në protestë. Kemi dy polici në radhët e policisë, atë të policëve të ndershëm edhe atë të narko shtetit. Video e regjistruar tek Spitali i Traumës është dëshmi e policisë që kemi sot. Lleshaj dhunon edhe vetë vartësin e tij për të larguar kolegun, mjekun Bardh Spahia nga spitali”, u shpreh Paloka.

Nënkryetari i PD-së komentoi edhe videon e shpërndarë sot nga Sali Berisha, ku në Spitalin e Traumës shihet qartë agresiviteti i policisë ndaj ish-deputetit Bardh Spahia por edhe vetë mes efektivëve.

“Është fakt se sot kemi dy polici brenda rradhëve të policisë, atë të profesionistëve të ndershëm dhe atë të narkomilitantëve. Video e mbrëmshme tek Spitali i Traumës është dëshmia më e qartë se në ç’gjendje të mjeruar ndodhet policia shqiptare. Si ushtar politik i një ministri sadist dhe enverist, banditi i veshur me uniformë dhunon edhe vetë vartësin e tij, për të larguar me forcë kolegun Bardh Spahia.” – shtoi Paloka. /lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne