Përfshihet nga flakët zyra e Kadastrës në Fier

Zyra e Kadastrës në Fier është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet nëse janë dëmtuar dokumente si pasojë e rënies së flakëve në ambientet e këtij institucioni./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne