Perse Franca dhe Austria jane bere histerike me Islamin politik?

 

Ne dhjetor te vitit 1847 Karl Marksi shkroi Manifestin e Partise Komuniste.

Ky manifest fillonte me keto fjale: Një fantazmë sillet nëpër Evropë — fantazma e komunizmit. Të gjitha forcat e Evropës plakë, papa dhe cari, Meterniku dhe Gizoi, radikalët francezë dhe policët gjermanë janë bashkuar pël t’i bërë luftën e shenjtë kësaj fantazme.

Cila është ajo parti opozitare, që nuk është akuzuar si komuniste nga kundërshtarët e saj në fuqi? Cila është ajo parti opozitare, që nuk i ka akuzuar gjithashtu si komunistë, për t’i poshtëruar, si përfaqësuesit më të përparuar të opozitës, ashtu edhe kundërshtarët e saj reaksionarë?

Dy konkluzione dalin nga ky fakt. Komunizmin tashmë e njohin si një forcë të gjitha fuqitë evropiane.

Tamam si ne 1847 sot ne vitin 2020 armiku i ri i Evropes plake eshte islamizmi.

Ne France presidenti Emanuel Makron i ka shpallur lufte islamit politik. Ai u ka dhene ultimatum hoxhallareve myslimanë që të pranojnë kartën e vlerave republikane dhe te mos merren me politike. Muslimanet duhet te mos protestojne kur fyen, nuk lejohen te mbajne shami dhe ashtu sikur ne Gjermanine naziste do te skedohen dhe ndiqen si armiq te republikes.

Ne Austrine imperialiste katolike te kancelorit Meternik, kancelori katolik Sebastian Kurtz ka deklaruar qe ne kodin penal do vije ne fuqi nje ligj i cili do te shpalli kriminale besimin ne islamin politik. Kurtzi i cili vete drejton nje parti demokristiane katolike thote qe edhe nese veprimtaret islamike nuk do jene terroriste, serisht besimi ne Islamin politik do konsiderohet krim. Kurtzi ka deklaruar se do mbyllen xhami, imamet do te regjistrohen, dhe do mbyllen organizata qe promovojne islamin politik. Muslimanet qe do te burgosen per bindjet e tyre ndaj Islamit politik do mbahen nen vezhgim elektronik edhe pasi te dalin nga burgjet.

Ne France lufta kunder separatizmit Islamik do te pershkallezohet duke mbyllur kurset e Kuranit qe muslimanet francize mesojne neper shtepira dhe femijet e muslimaneve do te pajisen me nje numer identifikues me te cilin do te monitorohen se ku shkollohen dhe cfare bejne. Me pak fjale ashtu sikur ne Gjermanine naziste ku cifutet u urdheruan nga Gestapo qe te mbanin yllin cifut ne rrobat e tyre dhe stamponin numrin e tyre serial ne kampet e perqendrimit, ne Francen e Makronin te vogel, muslimanet do te pajisen me numra seriale dhe do te gjurmohen sikur te jene bageti.

Pyeta qe trajtohet ne kete video eshte se cila eshte fantazma e cila tremb sot Evropen plake.

Cfare eshte Islami politik dhe ku ndryshon ai nga Islami i xhamive?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne